PS-PD, luftë procedurash në Kolegjin Zgjedhor. 130 padi kundër KQZ-së për dhënien e formularit tip njësive vendore

Një betejë juridiko-proceduriale po zhvillohet lidhur me çështjen e ndarjes së re territoriale dhe referendumeve lokale që kanë kërkuar njësitë e djathta vendore. Burime nga PS bëjnë me dije se janë depozituar në Gjykatën e Apelit 130 padi kundër vendimit të KQZ-së për dhënien e formularit tip për çdo njësi vendore që ka kërkuar mbajtjen e referendumeve lokale. Në kërkesat e socialistëve argumentohet se verifikimin e kërkesës së nismëtarëve e ka për detyrim ta bëjë KQZ. Tani i mbetet Kolegjit Zgjedhor të bëjë vlerësimin, ku nëse rrëzohen vendimet e KQZ-së, çështja e referendumeve merr fund. Përndryshe është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të verifikojë kushtetutshmërinë e çdo çështjeje të veçantë. Kjo betejë ligjore duket se ka synim “taposjen” e procesit ankimues, teksa është caktuar data e zgjedhjeve të ardhshme lokale, pas gjashtë muajsh.
a.k
Add new comment