Kina ofron 10 miliardë dollarë si fond kredie për vendet e rajonit

Samiti i Beogradit ka konfirmuar interesin e Kinës për të ridimensionuar marrëdhëniet me Europën Lindore dhe atë Juglindore. Në funksion të kësaj ambicjeje, kryeministri kinez, Li Keqiang ka prezantuar atë që mund të quhet oferta kineze. “Vendet në Europën Lindore dhe në rajon do të kenë qasje në një linjë kredie me vlerë prej 10 miliardë dollarësh, ku kostoja e huamarrjes do të jetë e ulët për të lejuar investime të mëdha. Kina do të krijojë një fond të ri investimesh me një vlerë totale prej 3 miliardë dollarësh, ndërkohë ne po shohim përpara për mënyra të reja të bashkëpunimit përmes partneritetit privat-publik, marrëveshjet e ndryshme të qirasë financiare, të cilat do ta bëjnë bashkëpunimin tonë më efikas dhe më produktiv,” tha ai. Kjo portë e re investimesh dhe kreditimi, pason ofertën gjermane, të bërë para disa muajsh, e cila ishte në 15 miliardë euro vetëm për Ballkanin. Është një mundësi e madhe për rajonin, vëmendja ndaj të cilit rrallë është kaq e madhe. Duke folur dje për këtë çështje, prod. dr. Adrian Civici tha në “Tonight” në Ora-News se në këto kushte “ne kemi nevojë të koordinohemi dhe orientohemi brenda vetes”.
s.z
Add new comment