Antonio Caprarica jep dorëheqjen nga Agon Channel; dhe sulmon fort Becchetti-n

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 14:23

Antonio Caprarica, ish gazetari i njohur i RAI-t që erdhi në Shqipëri për të bërë kryeredaktorin e lajmeve të televizionit Agon Channel për shikuesit italianë, ka dhënë dorëheqjen pa kaluar dy javë prej momentit që e pranoi këtë detyrë. Në tekstin e dorëheqjes bëhet një denoncim i fortë pronarit Becchetti dhe i praktikave dhe kushteve të punës në atë televizion, por të bën përshtypje kur lexon se çfarë e ka bërë atë të ngrejë zërin e revoltës. Janë gjëra që në për gazetarët shqiptarë bëjnë pjesë në normalitet: "Nuk më dhanë asnjë prodhues programi, asnjë autor programesh, madje as një sekretare të redaksisë. Kisha në dispozicion vetëm 9 reporterë, me të cilët duhet të realizoja të gjitha edicionet e lajmeve gjatë ditës, dy orë program të mëngjesit, dhe një orë talk-shoë në mbrëmje."

Re.Pu. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.