Arkiv-Lajme
Greqia në ethet e zgjedhjeve të parakohshme. Dështon zgjedhja e presidentit në raundin e parë, vetëm 160 vota për Stavros Dimas.
Ka dështuar raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Greqisë.
Kandidati, Stavros Dimas i mbështetur nga partitë e koalicionit qeverisës nuk arriti të marrë më shumë se 160 vota. 135 deputetë votuan kundër dhe 5 deputetët të pavarur abstenuan.
Për zgjedhjen e presidentit duhen 200 vota nga 300 vende që ka parlamenti grek.
Shpresat janë të pakta se kreu i ri i shtetit do të zgjidhet në raundin e dytë të datës 23 dhjetor, ndërsa në raundin e tretë të 29 dhjetorit, kuorumi i nevojshëm bie në 180 vota.
Krijohet Arkivi i Sistemit Gjyqësor
Qeveria vendosi sot të krijojë Arkivin e Sistemit Gjyqësor, i cili do të funksionojë pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në vendim sqaronen edhe qëllimet e këtij akti që do të ndihmojë më shumë qytetarët, por edhe gjykatata apo institucionet e ndryshme. “Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka për mision ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit nga gjykatat.
Fillon pagimi i këstit të 4-të për ish-të burgosurit politikë
Pas pagimit të këstit të 3-të të dëmshpërblimit për ish-të burgosurit politikë që janë gjallë, qeveria ka vendosur të fillojë pagimin edhe të këstit të 4-të. Gjatë 8 vjetëve të para qysh nga miratimi i ligjit mbi dëmshpërblimin për ish-të burgosurit politikë, ishin paguar vetëm 2 këste, ndërsa në vitin 2014 po paguhen edhe 2 këste të tjera.
Për rregullimet 1 milionë dollarë...
E konsideruar si një nga figurat model për imazhin e qeverisë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është vënë në vëmendje të mediave për shpenzime luksi në zyrat e saj që i kalojnë të 1 milionë dollarët. "Tv Klan" ka raportuar se Mimi Kodheli ka shpenzuar plot një miliard lekë për rinovimin e zyrës dhe ambjenteve të stafit të saj të ngushtë, përfshi infrastrukturen e rrjeteve dhe tualeteve. Më konkretisht thuhet se:
Anketim pas show-t të Benigni-t: Më shumë se 1/2 e italianëve pranojnë se nuk mund të mos dëshirojnë gruan e tjetrit
Është pritur shumë mirë rikthimi në RAI i komikut të famshëm italian, Roberto Benigni, i cili ka dhënë një show lidhur me dhjetë urdhërimet e Biblës, me fjalë të tjera, dhjetë porositë që, sipas Testamentit të Vjetër, Zoti i dha Moisiut në malin e Sinait. Në përgjigje të këtj show, një agjenci anketimesh (Demopolis) ka ndërtuar një pyetësor dhe ka komunikuar me një kampion italianësh. Çfarë ka rezultuar?
Rama - Vuçiç flasin për rritjen e bashkëpunimit dhe kujdesin ndaj shqiptarëve të Preshevës. Firmoset dhe marrëveshja për njohjen e patentave
Njohje reciproke patentave mes Shqipërinë dhe Serbisë. Nënshkrimi i marrëveshjes erdhi pas takimit dypalësh mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të samitit Ndërkombëtar që po mbahet në Beograd. Sipas Ramës, takimi ka pasur si qëllim kujdesin ndaj shqiptarëve të Preshevës që jetojnë nën qeverisjen serbe. Pas takimit ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ai i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç nënshkruan një marrëveshje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve.
"Kush është një zv.ministër që është shkarkuar se nuk paguante dritat?” Në çdo kuic me pyetje të tillë, fituesi do të ishte me siguri shqiptar
“E falënderoj Znj.Bejko për kontributin si zv.ministre, por në mospagesën e energjisë s'do pranohet asnjë justifikim për askënd! As për 1 Lek!”. Ky është sihariq-statusi, që kryeministri i Shqipërisë përcjell në “Facebook” duke lajmëruar se zv.ministrja e Mjedisit është shkarkuar, sepse nuk kishte paguar dritat për një shtëpi të sajën në Velipojë. Është një vendim nga më qesharakët në të gjithë historinë e shtetit shqiptar, e denjë për pyetje nga më të vështirat në konkurset që zhvillohen anëembanë dynjasë.
Kërkesa e PD-së për reformën territoriale, dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese votuan pro(?)
Gjykata Kushtetuese duket se nuk ka qenë unike në rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shpalljen si antikushtetues të ligjit të ri për ndarjen administrative-territoriale. Në datën 15 dhjetor, Gjykata botoi vendimin, por pa pjesën arsyetuese, ku përfshihet edhe mendimi i pakicës. Dhe duket se ka patur një mendim pakice.
Këshilli Bashkiak i Durrësit i jep titullin “Qytetar Nderi” Sokol Olldashi
Sokol Olldashi është shpallur “Qytetar Nderi” pas vdekjes, në qyetetin e tij të lindjes, në Durrës. Titulli i është dorëzuar djalit të tij, Glaukut, në një ceremoni të organizuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit në Pallatin e Kulturës së qytetit. “Mësuesit e kanë përkujtuar si djalin e shkëlqyer në mësime, që në moshën 17-vjeçare shpërndante traktet kundër komunizimit e më pas pjesëmarrës aktiv në përmbysjen e sistemit”, raporton “News24”.
s.z
Një pyetje në Kosovë për refuzimin e Zhani Cikos për të takuar homologun kosovar dhe një përgjigje jo shumë e qartë e Ilir Kernit
Drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni, ka dhënë një intervistë për “KultPlus” ku flet edhe për bashkëpunimin me homologët në Kosovë. Meriton vëmendje një pyetje e gazetares Ardianë Pajaziti dhe më tej, përgjigja e Kernit, e cila nuk kuptohet edhe aq mirë.