Një pyetje në Kosovë për refuzimin e Zhani Cikos për të takuar homologun kosovar dhe një përgjigje jo shumë e qartë e Ilir Kernit

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 05:41

Drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni, ka dhënë një intervistë për “KultPlus” ku flet edhe për bashkëpunimin me homologët në Kosovë. Meriton vëmendje një pyetje e gazetares Ardianë Pajaziti dhe më tej, përgjigja e Kernit, e cila nuk kuptohet edhe aq mirë. “ Ish- drejtori i Trupës së Operës dhe Baletit, Zhani Ciko për aq vite sa udhëhoqi Teatrin e Operës dhe Baletit nuk e priti për asnjëherë të vetme drejtorin e Kosovës, Ahmet Brahimajn, të duket një injorancë e skajshme?”, pyet gazetarja, që merr këtë përgjigje: “Në përgjithësi jam me atë se ne të gjithë bëjmë vendin, bëjmë shtetin, bëjmë artin, secili nga ne bën pjesën e vet dhe, sikurse të gjithë nga ne të jepet maksimumi do të ishte krejtësisht një rrethanë tjetër. Po të marrim këtë fakt që lehtësisht po e çojmë një gjë përpara që është historikisht tepër e veçantë, atëherë mund të dal në konkluzion se individët janë faktorë kryesorë në histori, për këtë pjesë të vogël, minimaliste”.
http://kultplus.com/?id=11&i=201
s.z

Comments

Submitted by maks lela (not verified) on

Ka dashur te thote se per kete ceshtje duhet pyetur i zoti i punes qe eshte pergjegjes per pjesen e kohes kur e ka drejtuar institucionin, por si duket koha e gjate ne dhe te huaj i ka lene pasoja ne komunikim ne gjuhen shqipe

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.