Greqia në ethet e zgjedhjeve të parakohshme. Dështon zgjedhja e presidentit në raundin e parë, vetëm 160 vota për Stavros Dimas.

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 13:16

Ka dështuar raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Greqisë.

Kandidati, Stavros Dimas i mbështetur nga partitë e koalicionit qeverisës nuk arriti të marrë më shumë se 160 vota. 135 deputetë votuan kundër dhe 5 deputetët të pavarur abstenuan.

Për zgjedhjen e presidentit duhen 200 vota nga 300 vende që ka parlamenti grek.

Shpresat janë të pakta se kreu i ri i shtetit do të zgjidhet në raundin e dytë të datës 23 dhjetor, ndërsa në raundin e tretë të 29 dhjetorit, kuorumi i nevojshëm bie në 180 vota.

Vendi shkon në zgjedhje të parakohëshme nëse të tre raundet dështojnë dhe sipas analistëve kjo është e pashmangshme. Si datë e mundshme për zgjedhjet e parakoshme shihet data 25 janar. Aktualisht, sondazhet rendisin në krye Sirizën, e cila është kundër reformave radikale ekonomike që Greqia po ndjek prej vitit 2012, sipas direktivave të Bashkimit Europian.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.