Për rregullimet 1 milionë dollarë...

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 11:12

E konsideruar si një nga figurat model për imazhin e qeverisë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është vënë në vëmendje të mediave për shpenzime luksi në zyrat e saj që i kalojnë të 1 milionë dollarët. "Tv Klan" ka raportuar se Mimi Kodheli ka shpenzuar plot një miliard lekë për rinovimin e zyrës dhe ambjenteve të stafit të saj të ngushtë, përfshi infrastrukturen e rrjeteve dhe tualeteve. Më konkretisht thuhet se:
Vetëm për zyrat e reja të ministres Kodheli, zv/ministrave dhe këshilltarëve të saj janë shpenzuar plot: 50.172.320 lekë të reja me TVSH. Vetëm infrastruktura e shtrimit të kabllove dhe rrjeteve, theksojmë këtu, jo ato të sigurisë së veçantë, ka kushtuar plot: 46.788.060 leke te reja me TVSH. Ndërsa vetëm reabilitimi i disa tualeteve, sigurisht më i kushtueshmi ai brenda zyrës së ministres Kodheli, ka kushtuar: 8.656.691 lekë të reja me TVSH. Përveç shpenzimeve debati është fokusuar edhe në procedurat ligjore që janë ndjekur për tenderimin e këtyre investimeve. Kodheli akuzohet se përcaktimin e firmës fituese e ka paracaktuar me një variant tenderimi që sipas ligjit të prokurimit publik, bëhet vetëm në rastin kur bëhet fjalë për tenderime me objekt strategjik, dhe kur produkti mban një rëndësi të veçantë dhe përmbajtje sekrete.
Reagimi
Në reagimin e saj ministria e Mbrojtjes thotë se meqënëse bëhet fjalë për punime që kanë lidhje me sigurinë kombëtare dhe informacionin e klasifikuar, Ministria e Mbrojtjes ka miratuar rregulla proceduriale prokurimi që respektojnë parimin e barazisë, konkurencës dhe mosdiskriminimin dhe njëkohsisht garantojnë ruajtjen e informacionit të klasifikuar gjatë zhvillimit të procedurave dhe realizimit të kontratave. l.m

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp; Hera e pare qedigjoj se po bekan tendera sepse nuk shpallet asgje ose me prokurim te fsheht.....</p>

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Jo po shif, prit nje sekond, te kuptohemi drejt, se Arben Imami .....</p><p>Fajin e ka Saliu! Qelbesira bashkohuni!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.