Arkiv-Lajme
Tre shqiptarë akuzohen për terrorizëm dhe rrezikojnë burgim të përjetshëm në Turqi
Rrezikojnë burgim të përjetshëm dy shqiptarët nga Maqedonia, pjesëtarë të ISIS-it, të cilët u arrestuan në Turqi për shkak të vrasjes së dy policëve turq në afërsi të kufirit turko-sirian. Gazeta turke “Miliet” shkruan se dy shtetasit nga Maqedonia, Benjamin Hy i njohuri si “Kinezi” nga fshati Gërçec dhe Muhamed Zekiri nga Ohri, ngarkohen për vrasje, terrorizëm, sulm ndaj personave zyrtarë, posedim eksplozivi, vrasje në tentativë dhe vepra të tjera.
Pas energjisë elektrike, në Elbasan nisi aksioni kombëtar per ndëshkimin e debitorëve të ujësjellësit.
Pas debitorëve të energjisë, radha për t’u ndëshkuar nga ligji u ka ardhur debitorëve të ujësjellësit. Aksioni kombëtar për ndërprerjen e furnizimit me ujë të personave që nuk kanë paguar faturat e ujit ka nisur në Elbasan.
Sipas drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Elbasan, Altin Cenolli në vijim të urdhërit të kryeministrit për të mos toleruar më vjedhjen e ujit, ka ardhur momenti që edhe për ujin si për çdo produkt e shërbim tjetër të paguhet dhe të marrë fund koncepti i faljes, shmangies nga detyrimet, e më keq akoma vjedhjes.
Dikur kritikonin Berishën, sot edhe Rama pritet nga fëmijët gjatë vizitave në rrethe
Një nga kritikat e forta të ish-opozitës socialiste ndaj ish-kryeministrit Berisha ishte përdorimi i fëmijëve gjatë fushatave elektorale dhe vizitave të tij në rrethe. Pamje të ngjashme i shohim edhe në aktivitetet e kryeministrit Rama, i cili gjatë turit të tij në juglindje të vendit dhe më konkretisht në Maliq të Korçës rrethohet nga një grup fëmijësh që ishin grumbulluar bashkë me autoritetet vendore jashtë një fabrike ku do të ndalonte kryeministri.
Haradinaj: Lufta kundër korrupsionit në Kosovë të fillojë nga klasa politike. Bisedimet me Serbinë të përqendrohen vetëm në njohjen e ndërsjellë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se askush nga udhëheqësit politik dhe institucional nuk mund të shfajësohet për shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë. Madje shton se lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga klasa politike.
Turqia lëshon urdhër arresti për Fetullah Gulen
Autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Fetullah Gulen, që vjen në kuadër të hetimeve për atë që nga qeveria turke dhe presidenti Erdogan, konsiderohet si Shteti Paralel. Në urdhrin e vet, autoritetet turke akuzojnë Gulen si drejtues të një organizate terroriste. Mandati i arrestit vjen pas arrestimeve të disa personave të tjerë me ndikim në Turqi, po me akuzën e terrorizmit, mes të cilëve edhe drejtuesin e një grupi mediatik dhe drejtuesin e gazetës së Gulen, “Zaman”, Ekrem Dumanli.
Papa telefon Benignin: "Përgëzime për spektaklin mbi "10 Urdhëresat""
Sipas ANSA, Roberto Benigni ka dhuruar një shfaqje mahnitëse ditët e kaluara në televizionin Rai duke u ndjekur nga 10 milionë telespektatorë me shfaqjen e tij “10 Urdhëresat”. Por mes dy shfaqeve shfaqjes ai ka marrë një telefonatë surprizë nga Papa Françesku. Telefonata e ngrohtë që Papa i ka bërë aktorit fitues të çmimit Oscar është konfirmuar nga një anëtar i Vatikanit ku Papa e ka uruar Benignin për shfaqjen që dhuroi. Shfaqja e ndarë në dy pjesë mori 9.1 milionë shikime natën e parë dhe 10.2 natën e dytë duke u konsideruar si një rekord shikueshmërie për kanalin italian Rai Uno.
Kompanitë e huaja largojnë fitimet nga Shqipëria. Adrian Civici dhe Zef Preçi: Ndikon kriza botërore dhe rritja e tatimit
Në një kronitë të përgatitur nga “Tv Klan” thuhet se nga muaji Janar deri në Shtator të 2014-ës kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri kanë transferuar jashtë vendit më shumë e 80 milion euro kapital, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë një trend të vazhdueshëm të këtij fenomeni në 9 muajt e këtij viti.
Berisha: "Arvizu zgjodhi të largohet thjesht si mik i Edi Ramës"
“Një rast i humbur për Ambasadorin Arvizu”. Kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha largimin e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Me një postim në Facebook, Berisha ka thënë se Arvizu u largua si një mik i Edi Ramës dhe jo i popullit shqiptar. “Ambasadori Arvizu ishte mbrëmë në intervistë lamtumire para largimit nga Shqipëria. Ai kishte përzgjedhur për këtë intervistë, gazetarin më të preferuar të Edi Ramës, Sokol Balla.
Doda akuzon Veliajn se po bën draft paralel për dosjet që mbron zyrtarët e inkriminuar
Mesila Doda, depute e PD, akuzon ministrin Veliaj se po bën një draft paralel për dosjet e spiuneve të ish-Sigurimit të Shtetit. Doda shkruan nëpërmjet një statusi në Facebook se bëhet fjalë për një draft që mbron zyrtarët e inkriminuar. “Para disa javësh, kur dorëzova ligjin e lustracionit në Kuvendin e Shqipërisë, ndodhi një dukuri politike mjaft e pazakontë, kryetari i grupit brenda 10 minutash nga dorëzimi i ligjit, etiketoi deputetë firmëtarë të ligjit të shoqërisë civile marionetat e dyshes Rama-Meta. Qysh prej asaj dite ka filluar një rrjedhë tjetër e ngjarjeve.
Kosovë, projektligj për parandalimin e rekrutimeve për në konfliktet e huaja
Qeveria ka miratuar të premten projektligjin që parandalon qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftërat e huaja. “Zëri” bën me dije se ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni deklaroi se është e nevojshme të krijohet korniza ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e personave që marrin pjesë në konflikte jashtë vendit.