Papa telefon Benignin: "Përgëzime për spektaklin mbi "10 Urdhëresat""

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 09:36

Sipas ANSA, Roberto Benigni ka dhuruar një shfaqje mahnitëse ditët e kaluara në televizionin Rai duke u ndjekur nga 10 milionë telespektatorë me shfaqjen e tij “10 Urdhëresat”. Por mes dy shfaqeve shfaqjes ai ka marrë një telefonatë surprizë nga Papa Françesku. Telefonata e ngrohtë që Papa i ka bërë aktorit fitues të çmimit Oscar është konfirmuar nga një anëtar i Vatikanit ku Papa e ka uruar Benignin për shfaqjen që dhuroi. Shfaqja e ndarë në dy pjesë mori 9.1 milionë shikime natën e parë dhe 10.2 natën e dytë duke u konsideruar si një rekord shikueshmërie për kanalin italian Rai Uno. Benigni ka folur për “10 Urdhëresat” e Zotit të cilat ja dha profetit Moisi i cili i shkroi në dy pllaka guri, duke i afruar me realitetin e sotëm italian. “Ne nuk duhet të vjedhim. Zoti ka shkruar një nga dhjetë urdhëresat se është e ndaluar të vjedhim. Kjo urdhëresë na shkon shumë për shtat ne italianëve. Madje më duket se Zoti e ka shkruar pikërisht në italisht këtë urdhëresë”, ka qenë një nga batutat e komedianit të njohur 62-vjeçar i cili ka marrë miliona duartrokitje nga telespektatorët.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/sito/photogallery/spettacolo/2014/12/15/benigni-shoë-per-i-dieci-comandamenti_818ec17d-deb8-42f4-9e3c-94843c592260.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.