Dikur kritikonin Berishën, sot edhe Rama pritet nga fëmijët gjatë vizitave në rrethe

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 12:54

Një nga kritikat e forta të ish-opozitës socialiste ndaj ish-kryeministrit Berisha ishte përdorimi i fëmijëve gjatë fushatave elektorale dhe vizitave të tij në rrethe. Pamje të ngjashme i shohim edhe në aktivitetet e kryeministrit Rama, i cili gjatë turit të tij në juglindje të vendit dhe më konkretisht në Maliq të Korçës rrethohet nga një grup fëmijësh që ishin grumbulluar bashkë me autoritetet vendore jashtë një fabrike ku do të ndalonte kryeministri.

Edhe shefi i qeverisë nuk e ka fshehur entuziasmin për praninë e fëmijëve në inagurimin e fabrikës së riciklimit të drurit në Maliq të Korçës. Ai ka pranuar të rrijë dhe të fotografohet me ta. Teksa komentoi vënien në punë të fabrikës, Rama tha se është koha që Shqipëria të kalojë nga faza e mbijetesës në atë të mirëqënies.

 

l.m

 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Te shkretet kalamaj, po njesoj kendonin&quot;Xhaxhi Enver, e ke gojen me sheqer&quot;, po njelloj e kapnin per xhakete Xhaxhi Saliun, tani i marrin ere pordheve te Xhaxhi Edit....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.