Arkiv-Lajme
Shkup/ Pranohen 50 inspektorë policie, vetëm 2 shqiptarë, të cilët nuk i kalojnë as 5 % e përfaqësimit në këtë konkurs
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka pranuar 50 inspektorë policie, prej të cilëve vetëm 2 janë shqiptarë. Kjo përbërje nënkupton se shqiptarët nuk i kalojnë as 5 % e përfaqësimit në këtë konkurs të ri.Konkursi është realizuar brenda një muaji, ndërsa numri dy i këtij dikasteri Zemri Qamili i cili është njeriu më kopetent të ndjek përfaqësimin e drejtë të shqiptareve në të gjitha nivelet policore nuk ka aspak dijeni mbi konkursin, informon “Alsat”.
l.v
Kapitull i ri në marrëdhëniet me SHBA-në, por Kuba mbetet një "ishull" komunist
Kuba mbetet komuniste. Pasi ka kaluar euforia e pak ditëve më parë, nga normalizimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Raul Kastro ka shpjeguar në parlament se”nuk do të ndryshojë sistemi politik”. Në fjalimin e tij, Kastro ka falenderuar presidentin amerikan për nisjen e asaj që e cilësoi si “kapitull të ri” në marrëdhëniet mes dy vendeve. "Ashtu sikurse nuk u kemi kërkuar kurrë SHBA-ve që të ndryshojnë sistemin e tyre politik, presim që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë dhe të respektojnë sistemin tonë”ka deklaruar Kastro sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”.
Drafti i ri për hapjen e dosjeve/ Doda: Ligji i qeverisë mbron të inkriminuarit. Ballauri: Veprim absurd i ardhur nga politika
Në “Gazeta Shqiptare” shkruhet se hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, është sërish në udhëkryq. Pas depozitimit të parlament të draftit të përgatitur nga Shoqata për të Drejtat e Njeriut, të drejtuar nga Elsa Ballauri, Ministria e Mirëqenies Sociale nisi hartimin e një drafti tjetër po për hapjen e dosjeve.
“Zëri i Amerikës”: Ngërçi për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë drejt zgjidhjes
“Zëri i Amerikës” thotë se në Shqipëri, duket se është kapërcyer ngërçi ligjor lidhur me propozimin e presidentit Nishani për emërimin e zotit Gent Sejko në postin e guvernatorit. Këshilli Mbikqyrës i Bankës Qendrore njoftoi se i ka propozuar parlamentit që zoti Sejko të zgjidhet anëtar i këtij Këshilli. Po sipas “Zërit të Amerikës” Këshilli Mbikqyrës ka shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji për të propozuar një anëtar të tij, menjëherë pasi parlamenti miratoi dorëheqjen e zotit Ardian Civici ditën e enjte.
Betejë mediatike mes BBC dhe "Apple". Një investigim i rrjetit britanik zbardh kushtet e punës kinezë që punojnë për “Apple”
Një investigim i BBC-së mbi kushtet e punës së punëtorëve kinez të kompanisë “Apple” ka hapur një luftë mediatike mes dy kompanive. Rrjeti mediatik britanik ka sjellë para opinionit pamje nga mjediset e punës së kompanisë “Apple” në Shanghai, ku shfaqen edhe fëmijë që punojnë për prodhimim e pajisjeve të “Apple”, apo punëtorë që flenë në ambientet e punës për shkak të orëve të zgjatura. “Apple” është thellësisht i ofenduar nga investigimi i BBC-së”, ka deklaruar përmes një e-maili, kreu ekzekutiv i kompanis, Jeff Williams.
Humb jetën në aksident, djali i vetëm i poetit Visar Zhiti
Ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident rrugor, djali i vetëm i poetit të njohur, Visar Zhiti, 19-vjeçari, Atjon Zhiti. Ai është aksidentuar me motorr në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e shpejtësisë së madhe. Zhiti ka humbur jetën, kurse një shoku i tij, që ndodhej bashkë me të është në gjendje të rëndë.
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=63128&kat=95
Dëshmia/Kur të pengojnë të japësh edhe ndihmën e parë
Shërbimi i urgjencës spitalore në Tiranë është provuar edhe njëherë jashtë funksioni. Këtë e dëshmon për “ResPublica” një qytetar që ka asisituar një qytetar tjetër, pranë zonës së Televizionit Shqiptar. Sipas dëshmisë, personi, drejtues automjeti, ka qenë i pranishëm në momentin kur një qytetar ka humbur ndjenjat.
PD nxjerr dokumentet: Thellohet skandali, drejtoresha e Veliajt detyroi specialisten të firmosë korrupsionin EAG
“Skandali me kompaninë EAG po thellohet çdo ditë me faktet e reja që po dalin në dritë”. Kështu u shpreh të shtunën në një konferencë për shtypin, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Sipas saj kompania EAG po pasurohet me bekimin e qeverisë. “Drejtoresha e Erion Veliajt ka detyruar specialisten e prokurimit me presione dhe kërcënime që të firmosë proçedurën e paligjshme sepse paratë i duheshin kaluar me çdo kusht kompanisë EAG.
Ambasadori kroat flet për eksod masiv nga Kosova dhe apelon për vëmendje nga institucionet. Nuk përmendet opsioni i një skenari
Kosova ka kohë që është prekur nga fenomeni i emigracionit masiv dhe këtë fakt e ka vënë në dukje edhe ambasadori kroat në Prishtinë, Zoran Vodopija. Ai ka sugjeruar që Kosova të ndjekë rrugën e Kroacisë në proceset integruese, pra së pari të pranohet në Këshillin e Evropës, pastaj në OSBE, më pas në NATO dhe më në fund në Bashkimin Evropian. “Por të gjitha këto hapa po i ngadalëson eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës, i cili duhet ta shqetësojë më tepër klasën politike dhe mediat e vendit”, citon “Express” ambasadorin në fjalë.
Në rrezik investimet publike. Shkëlqim Cani: Situata do të ndryshojë, fondi i shpërblimeve të fundvitit nuk është marrë nga paratë e investimeve
Në një kronikë të “Vizion Plus”, thuhet se plani i realizimit të investimeve publike për këtë vit rrezikon të dështojë. Sipas burimeve në fjalë, një muaj para mbylljes së vitit, qeveria rezulton në mosrealizim të investimeve. Për “Vizion Plus” Cani tha: “Ishte vetë buxheti që u miratua me shumë vonesë, për arsye që tashmë janë dhënë. Së dyti ka një problem për investimet. Ishim mësuar me traditë gjithnjë që buxheti nuk realizohet dhe nuk fillonte kurrë para tremujorit të parë. Kështu që administrata e mësuar me këtë gjendje, kujtonte se do të ishte e njëjta histori.