Betejë mediatike mes BBC dhe "Apple". Një investigim i rrjetit britanik zbardh kushtet e punës kinezë që punojnë për “Apple”

Një investigim i BBC-së mbi kushtet e punës së punëtorëve kinez të kompanisë “Apple” ka hapur një luftë mediatike mes dy kompanive. Rrjeti mediatik britanik ka sjellë para opinionit pamje nga mjediset e punës së kompanisë “Apple” në Shanghai, ku shfaqen edhe fëmijë që punojnë për prodhimim e pajisjeve të “Apple”, apo punëtorë që flenë në ambientet e punës për shkak të orëve të zgjatura. “Apple” është thellësisht i ofenduar nga investigimi i BBC-së”, ka deklaruar përmes një e-maili, kreu ekzekutiv i kompanis, Jeff Williams. Ai ka shtuar se asnjë kompani nuk bën sa “Apple” për të përmirësuar kushtet e punës së punëtorëve, një deklaratë që në fakt përgënjeshtrohet nga pamjet e përcjella nga rrjeti britanik.
http://www.bbc.com/news/technology-30548468
s.z
Add new comment