Arkiv-Lajme

Lamtumirë Joe Cocker! Unchain my heart...

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 13:18

Ka vdekur në moshën 70-vjeçare këngëtari i mirënjohur britanik, Joe Cocker. Mbetet e papublikuar sëmundja nga e cila Cocker ka ndërruar jetë. Ai është shumë i njohur për zërin e vet të veçantë dhe për sukseset e arritura me këngët cover të grupeve të ndryshme. Nisi karrierën në Sheffield në vitet ’60 dhe do të bëhej i famshëm pikërisht me versionin e tij të një kënge të grupit “Beatles”, “With a little help from my Friends”. Po kështu shumë të njohura janë edhe realizimet e këngëve si “Georgia in my mind”, “Unchain my heart”, "You are so beautiful", etj..

Ja projekti gjerman që do të “kapë” humbjet në rrjetin e shpërndarjes. Dhoma pilot në zonat me konsumin më të madh të energjisë.

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 13:06

Një projekt pilot që do të identifikojë humbjet e energjisë përmes një sistemi elektronik pritet të instalohet nga OSHEE në zonat me konsumin më të madh të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për disa dhoma që do të jenë të pajisura me sisteme të avancuara identifikimi të natyrës së humbjeve të energjisë elektrike. ResPublica ka mësuar se ky investim është marrë përsipër nga Deutsche Telekom përmes filialit të saj në Shqipëri (kompania AMC) dhe do të shtrihet fillimisht në disa zona të vendit, ku është përqëndruar edhe konsuimi më i madh i energjisë elektrike.

Komplot neofashist në Itali? Policia arreston 14 persona, po planifikonin një seri ekzekutimesh

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 12:46

Sot policia italiane njoftoi se ka arrestuar 14 neofashistë të dyshuar se kishin planifikuar të shënjestronin politikanë dhe gjyqtarë. Media flet për një plan për vrasjen e disa dhjetëra personave. Policia, gjatë një konference për shtyp shpjegoi se “dy vite hetime dhe përgjime telefonike treguan se grupi, i dalë nga organizata e ndaluar e ekstremit të djathtë ‘Ordine Nuovo’ (Urdhri i ri), kishte filluar të mblidhte armë dhe parashikonte të organizonte një sulm për Krishtlindje”.

Babai kosovar kërkon fëmijët adoleshentë. Vëlla e motër dyshohet të kenë shkuar në Siri

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 11:41

Kishin rreth dy vjet që frekuentonin xhaminë vëlla e motër, ndërsa prej tre ditësh vajza 18 vjeçare Edita dhe djali 16 vjeç Visar, kanë humbur dhe i ati i tyre, qytetar zviceran me origjinë nga Kosova po i kërkon në Adana të Turqisë. Lajmin mbi dramën e Halit Ljodzës e raporton Anadolu Agency. Haliti bëri një denoncim në polici pas mosardhjes në shtëpi më 19 dhjetor të fëmijëve, dhe Policia e Zyrihut, duke u përqendruar në mundësinë e pjesëmarrjes në ISIS të fëmijëve ka raportuar këtë rast në Interpol.

Tjetër largim nga stafi i Presidencës. Arben Idrizi jep dorëheqjen si sekretar i Përgjithshëm...!

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 10:32

Arben Idrizi mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës.

I kontaktuar nga ResPublica, Idrizi ka pohuar se është larguar me kërkesën e tij nga ky post, të cilin e mbante që prej fillimit të vitit 2013.

Bashkëshortja e tij, Altina Xhoxhaj është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, institucion që kohët e fundit është vënë në të vëmendjes për shqyrtimin e disa çështjeve të nxehta.

Kushti qesharak, e fundit nga negociatat politike: Basha kërkon që shumica të mos i përdorë 84 votat pa lejen e tij!

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 10:03

Top Channel bën me dije se opozita kërkon që mazhoranca të mos përdorë shumicën e cilësuar, një kusht ky nga më të fundit, në negociatat që opozita të kthehet në Kuvend.

Reagime të papritura ndaj mesazhit të ish-ambasadorit amerikan Arvizu pas vizitës në Spaç

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 08:56

Para disa ditësh, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvisu, ishte në Spaç, ku vizitoi burgun e njohur të kohës së komunizmit. “Mbeta si i mpirë”, shkruante ndër të tjera në “Facebook” Arvisu duke u përpjekur të riprodhojë emocionet para një simboli të represionit si burgu në fjalë. Duhet thënë se kjo vizitë e ambasadorit në ikje, ka simbolikën e vizitës së fundit në Shqipëri, që bashkë me deklaratën për Enver Hoxhën, sikur kërkon t’i japë vulë antikomuniste misionit të Arvizusë në këto vite qëndrimi në një vend që ende nuk i ka ndarë llogaritë me të kaluarën e vet.

Basha mbledh deputetët, pritet shpallja e qëndrimit lidhur me bojkotin. Kukan, dy vizita në PD

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 07:37

Eduard Kukan ka qenë dy herë në zyrën e Lulzim Bashës, pastaj u takua me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Përpara orës 14:00 kryetari i demokratëve mësohet të ketë thirrur mbledhjen e grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike.

Presidenti Nishani shpall listën me 37 kandidatë për Gjykatën e Lartë

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 06:19

Presidenti Bujar Nishani ka shpallur listën prej 37 kandidatëve për Gjykatën e Lartë, dy prej të cilëve do të përzgjidhen. 15 prej tyre vijnë nga rradhët e gjyqësorit, kurse 22 të tjerë nga juristët. Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:

Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit:

1.       Anila Kristani

2.       Artur Kalaja

3.       Artur Gaxha

4.       Astrit Kalaja

5.       Arta Llazari

Kulla e Korçës, Rama hyn në debat dhe merr në mbrojtje “Ejfelin” e ri

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 04:51

Kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook doli në mbrojtje të kullës së ndërtuar në qendër të Korçës, një objekt ky i kundërshtuar nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve korçarë që në projekt, por e marrë në mrojtje edhe përmes editorialeve në shtyp, nga zv.kryeministri Niko peleshi. Rama e quajti “Ejfeli” modern i “Parisit të Vogël”, kullën në fjalë, por shumë ndjekës të kryeministrit në Facebook i kërkonin të bënte diçka konkrete për të përmirësuar gjendjen ekonomike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme