Arkiv-Lajme
Thaçi në VOA: Gjashtë muaj të vitit 2014 ishin bllokadë torturuese, jemi të vendosur në luftë kundër terrorizmit e fundamentalizmit
Zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha “Zërit të Amerikës” se gjysma e parë e vitit ishte periudhë suksesi, ndërsa gjysma tjetër periudhë torturuese për Kosovën. Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm, tha gjatë një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Kosova po përballet me të njëjtat sfida me të cilat janë përballur edhe vendet tjera që janë anëtarësuar apo synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
PLL përkujton “Triumfin e Legalitetit” edhe me disa akuza për Fan Nolin që ka thënë: “Parlamenti, një dhomë ku politikanë të pazemër mblidhen për të përdorur si kavie sojin e tyre”
Partia Lëvizja e Legalitetit ka përkujtuar sot 90-vjetorin e rikthimit në pushtet të Ahmed Zogut më 24 dhjetor të vitit 1924. E njohur si “Triumfi i Legalitetit”, ngjarja në fjalë është analizuar në shumicën e rasteve si një aksion politik, reaksionar deri disa kohë më parë, kundrejt atij që u quajt Revolucioni Demokratiko-borgjez. Në aktivitetin e zhvilluar kanë folur studiues dhe historianë, si Beqir Meta dhe ka qenë i pranishëm edhe Leka Zogu, kryetarët e partive të Ballit, Alimadhi dhe Roshi.
Rrok Mirdita: "Nuk jam që dosjet të hapen pa kurrfarë kriteri. Të skanohen ata që kanë poste publike”
I ftuar në emisionin “Tonight” të Ilva Tares, kryeipeshkvi katolik i Tiranës dhe Durrësit, imzot Rrok Mirdita ka folur edhe për çështjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtoreve të sigurimit.
Ai tha se dosjet duhet të hapen për njerëzit që synojnë të marrin poste poblike, por jo të përdoren për gjueti shtrigash.
“Nuk jam që dosjet të hapen pa kurrëfarë kriteri, nuk është nevoja që të jepen detaje dhe të krijohet gjueti shtrigash”.
Hapet tenderi per tubacionet e TAP. Një pjesë e tubave të çelikut do të shkarkohen në Durrës
Konsorciumi i gazsjellësit TAP ka hapur së fundmi tenderin për tubat e çelikut që do t’i dorëzohen Shqipërisë, Italisë e Greqisë në kuadër të fillimit të punimeve për ndërtimin e këtij gazsjellësi. Bëhet fjalë për tuba çeliku që do të shtrihen në një gjatësi prej 780 kilometrash dhe që në total kanë një peshë prej 443 mijë tonësh.
Dimas refuzon të zgjidhet president i Greqisë me votat e Agimit të Artë
Kandidati i vetëm për president i Greqisë, Stavros Dimas, deklaroi sot se “në respekt të institucioneve demokratike”, nuk do të pranonte postin e kreut të shtetit, nëse votohet edhe nga deputetët e partisë neo-naziste, “Agimi i Artë”.
Komentet ai i bëri për mediat vendase, pasi po spekulohet se kjo forcë ekstremiste , 7 deputetë të së cilës ndodhen në paraburgim, po merr në konsideratë mundësinë e votimit pro kandidaturës së Dimas.
Kina, aktor zëvendësues i BE-së? Pas Samitit të Beogradit, Pekini zyrtar ofron ndihmë edhe për Rusinë
“Kina injoron BE-në, i ofron ndihmë Rusisë”- kështu titullohet një shkrim i botuar nga “Euobserver” me autor Andrew Rettman. Shkrimi merr shkak nga një deklaratë e ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi, dhënë për “China Daily”, përmes së cilës Pekini zyrtar ka bërë të ditur se është i gatshëm të ndihmojë Rusinë nëse do të kërkojë ndihmë. “Rusia ka kapacitetin dhe menccurinë për të kapërcyer këtë situatë të vështirë ekonomike. Nëse pala ruse do të ketë nevojë, ne do të sigurojmë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve tona”, ka thënë Yi.
Molossia heq dorë nga himni kombëtar i shqiptarëve. Presidenti Kevin Baugh: Për 15 vite kam pasur ankesa të mëdha nga shqiptarët e Amerikës
Në tradita, në zakone dhe apo në gjerësi gjeografike, nuk ka asgjë të përbashkët dhe lidhje me Shqipërinë, por për një dekadë e gjysmë ka përdorur himnin e kombit shqiptar (https://www.youtube.com/watch?v=5Q2B1WAZpDM). Por himni i njëjtë me kërkesë të shqiptarëve është ndryshuar një vit më parë.
Frytet e para të samitit të Beogradit. Kinezët do investojnë 230 milionë euro për portin e Pireut, arrihet marrëveshja
230 milionë euro do të investohen nga kinezët në portin grek të Pireut pas një marrëveshje që u arrit mes dy qeverive për dhënien me konçesion të këtij porti palës kineze. Mediat greke raportojnë se kryeministri kinez ka përshëndetur marrëveshjen përmes një bisede telefonike që ka patur me homologun e tij grek, Antonis Samaras.
Me këtë marrëveshje, kinezët marrin përsipër administrimin e portit të Pireut duke premtuar hapjen e 1 mijë vendeve të punës dhe kthimin e këtij porti në nyjen lidhëse të Kinës me vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore.
Çështja e toponimeve u zgjidh. Emigrantët do t’i paguajnë edhe njëherë pasaportat e reja
Gazetarja Linda Karadaku, i ka marrë një intervistë kreut të Federatës së Shoqatave të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, Edmond Guri. Intervista është bërë për emisionin “Ballkan magazine” dhe në të, Guri, ka përcjellë zhgënjimin e emigrantëve për hilenë e qeverisë shqiptare në realizimin e marrëveshjes për toponimet. “Emigrantët nuk janë përkrahur nga qeveria shqiptare prej 24 vitesh. Veç krizës ekonomike një problem shumë i madh janë toponimet, të cilën ne si federatë e kemi denoncuar forcërisht. Kemi shprehur zhgënjimin tonë se qeveria gjeti zgjidhjen me xhepin e emigrantëve.
Shënim: Një hap për kufizimin e “tiranisë së shumicës”
Pavarësisht motiveve reale që shtynë opozitën shqiptare të bojkotonte parlamentin për 6 muaj, rezoluta parlamentare që i dha sot fund bojkotit, përbën një hap për kufizimin e asaj që Alexis de Tocqueville e shihte si rrezik për demokracitë e reja – “tiraninë e shumicës” . Nëpërmjet rezolutës së ideuar nga parlamentarët europianë dhe të votuar unanimisht sot nga deputetët shqiptarë, mazhoranca zotohet që të mos miratojë ligje të rëndësishme, pa kërkuar më parë konsensusin e opozitës – edhe pse ka mbi 3/5 e votave në Kuvend, të mjaftueshme për miratimin e shumë ligjeve të rëndësishme.