Rrok Mirdita: "Nuk jam që dosjet të hapen pa kurrfarë kriteri. Të skanohen ata që kanë poste publike”

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 15:17

I ftuar në emisionin “Tonight” të Ilva Tares, kryeipeshkvi katolik i Tiranës dhe Durrësit, imzot Rrok Mirdita ka folur edhe për çështjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtoreve të sigurimit.

Ai tha se dosjet duhet të hapen për njerëzit që synojnë të marrin poste poblike, por jo të përdoren për gjueti shtrigash.

“Nuk jam që dosjet të hapen pa kurrëfarë kriteri, nuk është nevoja që të jepen detaje dhe të krijohet gjueti shtrigash”.

Kreu i katolikëve u shpreh se nuk është e mundur që një njeri që ka kryer krime në kohën e komunizmit, t’i jepet mundësia për të marrë poste publike. duhet kryer një skanim I figurës së çdo personi para se ai të ushtrojë një detyrë publike.

“Nëse unë kandidohem dosjet duhet të happen për të parë çfarë personi jam unë. Në qoftë se kemi raste që nuk përputhen me dinjitetin njerëzor atëherë pse këta njerëz të mos tërhiqen” – është shprehur Rrok Mirdita.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.