Arkiv-Lajme
Beogradi zyrtar përpilon dokumentin e negociatave me Brukselin. Asosacioni i Komunave, mbetet pikë kryesore
“Koha Ditore” shkruan se Serbia ka përpiluar një dokument me të cilin do të prezantohen në dialogun me Prishtinën dhe Brukselin, që ka të bëjë me statusin e Kosovë. Dokumenti është dakordësuar mes presidentit dhe kryeministrit dhe sipas KD thuhet se shtylla kryesore e përpjekjes së re serbe është Aspsacioni i Komunave Serbe. Duket se Serbia po kërkon të zgjidhë këtë çështje, pasi siç ka deklaruar presidenti serb Nikoliç “BE-ja ka vënë kusht njohjen e Kosovës”.
s.z
Pazari i ri PS-PD, si zhvillim kundër LSI-së. Zheji shkruan se po rikthehet bipartitizmi
Tanimë është bindje se hyrja e opozitës në Kuvend është pasojë e një pazari mes PS-së dhe PD-së. Nga ato që ka 24 vjet që Shqipëria është mësuar të dhe të pranojë. Siç mund të merret me mend, paktet dypalëshe vënë në diskutim rolin e partive të tjera, që në rrethana të tjera luajnë rol kyç. Në një koment të vetin te “Mapo”, Artur Zheji shkruan se thyerja e bojkotit ishte fitore e Sali Berishës.
Mali i Zi krijon njësi të posaçme kundër krimit. Ministri i Brendshëm thotë se krimi në rajon ka bashkëpunim të shkëlqyer
Mali i Zi do të krijojë një njësi të veçantë policore që do të angazhohet vetëm për luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm malazez Rasko Konjevic, sipas të cilit kjo njësi do të varet nga Prokurori Special për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ministri malazez ka vënë në dukje se krimi ballkanik ka vendosur lidhje të shumta dhe funksionon në mënyrë shumë të mirë, dukuri kjo që sipas tij, shtron nevojën e bashkëpunimit edhe mes organeve shtetërore të rajonit.
Takimi me median, kryeredaktori i gazetës “Mapo”: “Kryeministri, pabesisht ua ngeci bukën në fyt të ftuarve”
Pritja që kryeministri i vendit, Edi Rama, realizoi në këtë fundviti me përfaqësues të medias, bëri një paradë të vërtetë titujsh të ngazëllyer. Humori i kryeministrit, natyra e pritjes, inskenimi, arriti të kthente një takim mes dy poleve, në një gati festë. Mirëpo a u kanë pëlqyer të gjithëve “të thartat” që lëshon kryeministri i këtij vendi? Dhe Të Vihet Re, e bën këtë sa herë ka vetëm ai të drejtë të flasë.
Ligji i Qeverisë për dosjet/ Gentiana Sula: Do të hapen për të gjithë ata që kanë vuajtur pasojat e regjimit komunist
“Panorama” shkruan se dosjet e ishSigurimit të Shtetit do të hapen për të gjithë ata që kanë vuajtur pasojat e regjimit komunist, ndërsa për fëmijët e tyre do të aplikohen rregulla të veçanta për mënyrën se si do të marrin informacionin. Sipas zv.ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Gentiana Sula, brenda muajit janar do të jetë gati projektligji. Kjo nismë ligjore parashikon ngritjen e një institucioni të posaçëm, me anë të së cilit do të bëhet arkivimi, ruajtja dhe përpunimi i arkivave të trashëguar të dosjeve të ish Sigurimit.
Vetëshpërblimi, deputetët para shtesë për festa, rritien pagat, dietat dhe shpërblimet
Në seancën e fundit të sesionit parlamentar dhe në prag të festave të fundvitit, deputetët e Kuvendit i kanë bërë vetes “dhurata” duke rritur pagat, dietat dhe shpërblimet. “Panorama” shkruan sot se pas paktit, kur opozita mori pjesë pas një mungese gjashtëmujore, deputetët e dy kampeve miratuan me konsensus projektvendimin “Për trajtimin e deputetëve”, në të cilin parashikohet të shtohen pagat për kryetarët e grupeve parlamentare, krerët e komisioneve të përhershme.
Debat në Grupin Kuvendor të PS. Dade, Ramës: Na sqaro kush hartoi paktin me PD, Qefalia: Është pazar, jo marrëveshje
Disa prej deputetëve të Partisë Socialiste nuk e kanë pritur mirë marrëveshjen e firmosur dje me Partinë Demokratike për rikthimin e saj në Kuvend. Darina Tanushi shkruan në “Gazeta Shqiptare” se gjatë mbledhjes së grupit kuvendor, e cila i parapriu seancës së Kuvendit, ku opozita i dha fund bojkotit pati debate në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes. Burimet nga grupi parlamentar bënë të ditur për “Gazeta Shqiptare” se deputetja socialiste Arta Dade kërkoi që deputetët të kishin një informacion paraprak për këtë pakt.
Isa Mustafa: Arkës së shtetit do t’i shtoj një çerek miliard euro, por pagat nuk do rriten
“Gazeta Express” shkruan sot se atë që nuk ka mundur ta bëjë Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi gjatë një mandati, zotohet ta bëjë për vetëm një vit Isa Mustafa, kryeministër i ri. Në një intervistë të dhënë te “Kohës Ditore”, ai ka dhënë zotimin se kuletës së shtetit do t’ia shtojë në 2015-n një çerek miliardi euro. Qeveria Thaçi pati mundur të rriste të ardhurat gjatë një mandati vetëm për 194 milionë euro. Mustafa thotë se rritjen ambicioze të buxhetit mund ta bëjë përmes uljes së evazionit fiskal dhe përmes efikasitetit më të madh të administratës tatimore dhe asaj doganore.
Raporti i BSH/ Banka verifikon arkën: Mungojnë 713 milionë, lekë asnjë qindarkë më shumë
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se në Thesarin e Shtetit janë vjedhur vetëm 713 milionë lekë, asnjë qindarkë më shumë. Në këtë përfundim kanë dalë tre ekspertët e caktuar nga Prokuroria e Tiranës, të cilët kanë kryer inventarizim të ri në Departamentin e Emisionit, pas dyshimeve të forta që kishte organi i akuzës, se mund të ishin vjedhur më shumë para sesa shuma e deklaruar nga vetë Banka e Shqipërisë, pak ditë pas publikimit të skandalit më 21 korrik 2014.
Krishtlindja/ Papa Françesku kritika të ashpra ndaj përfaqësuesve të lartë të Kishës
Në vend të lëvdatave të Krishtlindjeve, bubullima: Papa Françesku ka kritikuar ashpër në fjalën e tij me rastin e Krishtlindjeve përfaqësuesit e lartë të Kishës. Për Papa Françeskun Krishtlindjet janë një festë e fjalëve të qarta. Fare hapur, pa formulime diplomatike dhe pjesërisht në mënyrë aspak miqësore ai vuri në dukje sëmundjet, prej të cilave lëngon Kuria, pra administrata e Kishës: etje për pushtet, thashetheme, vanitet. Të gjitha këto e madje më shumë Papa i thotë në adresë të bashkëpunëtorëve me funksione drejtuese: kardinalëve, ipeshkvijve dhe Monsignori.