Arkiv-Lajme
Knut Fleckenstein pas negociatave: Nuk jam i sigurt nëse rreziku ka kaluar, por jam i gëzuar që PD vendosi të rifutet në parlament
“Nuk jam i sigurt nëse rreziku ka kaluar, por së pari jam i gëzuar që Partia Demokratike ka vendosur të rifutet në parlament”. Kështu eshte shprehur eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein në intervistë ekskluzive në “Deutsche Welle”, mbi përvojën e ndërmjetësimit mes Partisë Demokratike dhe qeverisë në Tiranë, si edhe vështirësitë e politikës shqiptare për gjetjen e konsesusit. Gjatë intervistës për “Deutsche Welle”, eurodeputeti ka thënë se pika më e vështirë e negociatave ka qenë hartimi i rezolutës, ndërsa PD ka qenë më aktive për hartimin e saj.
Ndrea Prendi sërish në gjykatë. Prokuroria dërgon dosjen ndaj 2 ish-krerëve të Gardës së Republikës
Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-zëvendësi i tij, Artan Hoxha. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi i kanë dhënë pagesën një punonjëseje të Gardës, ndërkohë që ajo nuk ndodhej në asnjë ditë në punë. Sipas prokurorisë, nga auditimi për pagat e punonjësve të Gardës është konstatuar se shefja e sektorit te burimeve njerëzore, Shqipe Spahiu, është paguar gjatë kohës që nuk ka qenë prezent në Shqipëri.
Kush humbet e kush fiton me çmimet e reja të konsumit familjar të energjisë elektrike
Konsumi mujor…… Ndryshimi i faturës përfshirë TVSH-në
100KWh +2,160 Lekë të vjetra
200KWh +4,320 Lekë të vjetra
300KWh +6,480 Lekë të vjetra
400KWh +1,680 Lekë të vjetra
500KWh -3,120 Lekë të vjetra
600KWh -7,920 Lekë të vjetra
700KWh -12,720 Lekë të vjetra
800KWh -17,520 Lekë të vjetra
900KWh -22,320 Lekë të vjetra
1000KWh -27,120 Lekë të vjetra
Debat në Arabinë Saudite për mbulimin e fytyrës së gruas. Ish-kreu i Policisë Fetare thotë se Niqab nuk është i detyrueshëm në Islam
Në Arabinë Saudite ka lindur një debat i madh që ka të bëjë me mbulimin e fytyrës së femrës si një detyrim që buron nga Islami. Në qendër të këtij debati është vënë Ahmad Aziz Al Ghamdi, i njohur si ultrakonservator, studiues dhe dikur drejtues i Komitetit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Mëkatit. Ai është pyetur nga një femër në “Twitter”, nëse e lejonge Islami që ajo të postonte një fotografi të fytyrës së saj në një rrjet social?
Emërimet në Gjykatën e Lartë, Nishani letër 5 kryetarëve të grupeve parlamentare për bashkëpunim
Ndryshimet në ligjin organik për emërimet në Gjykatën e Lartë, miratuar seancën e parafundit parlamentare duket se nuk kanë zgjidhur asgjë në konfliktin mazhorancë – presidencë për këtë çështje. Në një kronikë televiziva përgatitur nga “Top Channel” thuhet se sdërsa pritej shprehja e kreut te shtetit përmes dekretit për këto ndryshime ligjore, ai bën hapin e kundërt. I është drejtuar kryetareve te 5 grupeve parlamentare për konsultime mbi kriteret për përzgjedhjen e dy anëtareve te rinj te gjykatës, duke bazuar kërkesën ne ligjin e vitit 2000.
Rinisin punimet për ndërtimin e pallatit te Liqeni Artificial. Nuk reagon askush...as papagajtë
“Zoti Basha merret me fjalë të pista dhe bën si papagall i PD-së, por nuk merret me qytetin e Tiranës”. Për atë që nuk e kujton këto fjalë janë të Ervin Bushatit, aktualisht deputet i PS-së, i cili para disa muajsh reagonte thuajse përditë për veprimet me pasoja të rënda të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. “Shqetësmi” i socialistëve lidhej konkretisht me ndërtimin e një pallati 20 katësh në zonën e Liqenit Artificial. Madje qeveria miratoi në fund të verës edhe një vendim që ndalonte ndërtimet në zona me rëndësi, si Kurora e Tiranës, apo bregdeti.
ERE vendos çmimin e ri të energjisë. Bie fasha mbrojtëse. Për familjarët 9,5 lekë për kW, për furrat e bukës 7.1 lekë për kW/orë
Enti Rregullator i Energjisë i mbledhur në mesditën e së premtes vendosi tarifat e reja të energjisë për familjarët, që hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit vjen. 9.5 lekë do të jetë çmimi që qytetarët shqiptarë do të paguajnë nga 1 janari i vitit 2015, për çdo kilovat energji të harxhuar. Vendimi për rritjen e çmimit u bë i ditur sot nga nga kreu i EREs, Petrit Ahmeti. Çmimi aktual i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 lekë/ kWh e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli konsumi tarifohet me 13.5 lekë.
Berisha bën bilancin e vitit 2014: Arrestohet Fullani, vritet Santo, rrëmbehen qytetarët
“Vitin 2014, viti i shtetit policor dhe të maskave”. Kështu e ka cilësuar , Sali Berisha, ish-Kryetari i Partisë Demokratike. Duke analizuar situatën e rendit, Berisha spikati tri momente të rëndësishme:
Së pari, arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shtetit, i cili u arrestua dhe sot e kësaj dite nuk është marrë në pyetje ende, shefi i rojeve të sigurisë për shkak të super-respektit që Rama ka për vajzën e tij të fuqishme në shtet.
Së dyti, vrasjen në vendim më të sigurt të bankierit Artan Santo, që mbetet një akuzë e rëndë;
Studiuesit/ Bardhoshi debat me Dushin: Mos e ngatërro punën me projektin ‘Të jetuarit në Kufi’ e ndarje të ‘parcelës’ sipas parimit - ti nga Tirana merru me Shqipërinë, ti nga Prishtina, me Kosovën
Nebi Bardhoshi nga Instituti i Antropologjisë Kulturore, debaton me studiuesen e folklorit, Arbnora Dushi. Pak ditë më parë në gazetën “Shqip” u botua një shkrimi ku Arbnora Dushi nga Instituti i Albanologjisë së Prishtinës, ngriti shqetësimin se në Ditët e Albanologjisë që u zhvilluan në Tiranë gjatë promovimit të projektit kërkimor “Të jetuarit në Kufi” nuk përfshinë studiuesit nga Kosova.
Rama në Prishtinë: “Pozicioni i shqiptarëve ka ndryshuar në rajon. Liderët e tyre janë të prapambetur”
Kryeministri Rama ka lëshuar mesazhe të qarta nga Prishtina për Bashkimin Europian dhe për politikat e tij të zgjerimit, duke i paralajmëruar se ballkanasit lodhen nga durimi. Duke e vënë theksin se rruga e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë duhet të finalizohet në BE, Rama tha se i gjithë Ballkani duhet të punojë që të mposhtë frikën e familjes së madhe evropiane dhe lodhjen që ka nga zgjerimi. Por ai shtoi se ballkanasit lodhen nga durimi e pastaj nuk ka BE që t’i bëjë më bashkë si dele të urta.