Arkiv-Lajme
“Vrima blu” në Belize mund të mbajë sekretin e shkatërrimit të fiseve Maja
Çdo gjë nisi nga një gjueti dhe një kryengritje fshatare e shpyllëzimit dhe një pushtim i huaj (alienë) është propozuar për të shpjeguar pse qytetërimi i lashtë i fiseve Maja u rrëzua, “Smithsonian Notes”. Por një teori e viteve të fundit është duke fituar terren: thatësirë ekstreme. Tani më shumë dëshmi kanë dalë në sipërfaqe për të mbështetur profecinë e thatësirës dhe provat mund të qëndrojnë vetëm në shpellën më të famshme nënujore të Belize-së.
Angela Merkel personazhi i vitit në “Times”. “Gruaja për të cilën kemi nevojë në një botë meshkujsh të rrezikshëm”
Për rolin e saj qendror në ruajtjen e stabilitetit evropian në kohëra të agresionit rus të Europës Lindore. Ky është motivacioni me të cilin “Times” në Londër vendos ta kurorëzojë Kancelaren gjermane Angela Merkel si “Personazhi i Vitit" 2014 me artikullin: “Gruaja që kemi nevojë në një botë meshkujsh të rrezikshëm”.
Arkivat britanikë publikojnë 41 milionë testamente përfshirë të Dickensit dhe Keynesit
Qeveria britanike ka publikuar në internet arkivat e testamenteve të Anglisë dhe Uellsit, të cilat arrijnë deri në vitin 1858 dhe përmbajnë 41 milionë testamente, përfshirë edhe atë të Charles Dickens, John Keynes apo Alan Turing. “Është një burim fantastik jo vetëm për studiuesit e gjenealogjisë, por edhe për të gjithë personat që kanë një interes për historinë sociale apo personazhet e famshme”, deklaroi në një komunikatë për shtyp sekretarja e shtetit për Drejtësinë e ngarkuar me mbikëqyrjen e gjykatave, Shailesh Varam.
Rama: Hapja e dosjeve, të gjithë meritojnë të dinë plotësisht se ç'ka ndodhur në të shkuarën
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot përpara ish-të përndjekurve dhe veteranëve të luftës duke iu premtuar atyre edhe hapjen e dosjeve të sigurimit të ish-regjimit komunist. Kjo tha ai bëhet me qëllim që të vendoset një raport i drejtë me historinë. “Jeni të gjithë dëshmitarë që sot natyrshëm të gjithë meritojnë të dinë plotësisht se çka ndodhur në të shkuarën, jo për revansh e hakmarrje, as për të kalëruar mbi të shkuarën, po për të vendosur një raport të ndershëm me historinë.
Shënim: Fajin s’e ka ndarja territoriale – e ka humbja elektorale e Berishës
Në deklaratën e bërë dje në një konferencë shtypi, Berisha tha se PD-ja nuk mund të futet në një palë zgjedhje që janë përcaktuar në tavolinë nga Koalicioni i PS-së. Sipas tij, ndarja e re territoriale i jep epërsi këtij koalicioni në 51 bashki, nga 61 gjithsej [pra, në rreth 84% të tyre].
Por Berisha harron se Koalicioni i Majtë e krijoi këtë epërsi pothuaj në të gjithë territorin e vendit, kur ai ishte kryeministër. Nga 89 ZAZ që ka vendi, Koalicioni i Majtë pati epërsi ndaj Koalicionit të Djathtë në 79 prej tyre -- pra, në 89% të të gjitha ZAZ-ve.
Rusi, nismë ligjore për ndalimin e fjalëve të huaja. Putin: “Të ndalet latinizimi i gjuhës ruse”
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë ditët e fundit një ndërhyrje publike edhe për gjuhën ruse. Ai ka deklaruar në një takim të Këshillit të Shtetit dhe të Këshillit të Artit dhe Kulturës se duhet t’i jepet fund latinizimit të fjalëve ruse. Ndikimi i fjalëve të huaja shikohet si problematik në Rusi dhe Putin madje ka sjellë si ilustrim përdorimin e fjalëve apo shkrimit me alfabet latin në emra institucioneesh apo reklama mjedisesh publike në disa qytete të Rusisë. “Në çfarë vendi jetojmë”, ka pyetur Putin.
Projektligji i ri me 36 nene/ Ministri i Mbrojtjes do të japë 5 lloje medaljesh, Shefi i Shtabit dhe komandantët e forcave nga 4 lloje
Një projektligj i ri për medaljet në Forcat e Armatosura, i përcjellë për shqyrtim në parlament, synon njohjen e kontributit dhe përkushtimit të personelit ushtarak dhe civil, që shërben në ushtrinë shqiptare. Duke iu referuar “Balkanweb” mësohet se projektligji, i organizuar në 36 nene, ka objekt përcaktimin e medaljeve, kritereve të dhënies, autoriteteve që kanë të drejtën e dhënies së tyre për personelin ushtarak e civil që shërben në ushtri, si dhe për ushtarakët e huaj që shquhen për merita dhe kontribute të veçanta.
30 ditë paraburgim për serbin që u kap në Prishtinë me 12 kg eksploziv. Slobodan Gavriç në Gjykatën Supreme: Eksplozivin do ta çoja në Shqipëri
Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën Supreme ndaj serbit, Slobodan Gavriç, i cili të enjten është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kishte në veturën e tij rreth dymbëdhjetë kilogram eksploziv. “Express” thotë se shtetasi serb Sllobodan Gavriq, i cili po akuzohet nga autoritetet kosovare për terrorizëm ka deklaruar se eksplozivët do ti dërgonte në Shqipëri. Gazeta “Express” shkruan gjithashtu se Gavriq ka deklaruar para Gjykatës se eksplozivët do t’i dërgonte tek disa njerëz që merren miniera.
Debati për energjinë, Rama: Nuk ka rritje çmimi, kompensohet në janar. Basha: Eshtë koha t’i tregohet vendi qeverisjes Rama-Meta
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha kanë replikuar gjatë me njeri tjetrin në rrjetin social FB, për çmimin e energjisë elektrike. Kryeministri Rama tha se çdo pensionist, kryefamiljar, invalid apo familje në ndihmë ekonomike do të ketë nga janari në pagën e vet lekët për të paguar atë që ai nuk e quan rritje të çmimit të energjisë elektrike, por diferencë. Sipas kryeministrit kjo reformë që u pasua me rritjen e çmimit të energjisë me 9.5% do të sjellë drejtësi, mirëqenie dhe kursim energjie!
Kolonel Dritan Demiraj: Lirimi im krejtësisht i padrejtë dhe i paprecedentë, por nuk dua të marrë ngjyra politike. Vendimmarrjen e Kodhelit e kam ankimuar
I liruar vetëm pak ditë më parë nga detyra, kolonel Dritan Demiraj i forcave komando, thotë se për të tejkaluar keqinformimet, keqinterpretimet, spekulimet dhe justifikimet, e ndiej si detyrim të bëj disa qartësime në lidhje me masën të cilën Ministria e Mbrojtjes ndërmori ndaj tij. Në një shkrim të gjatë botuar në gazetën “Panorama” Demiraj thotë se në karrierën e tij 31vjeçare, pjesë themelore e angazhimit ushtarak ka qenë rritja e nivelit të edukimit dhe profesionalizmit.