Angela Merkel personazhi i vitit në “Times”. “Gruaja për të cilën kemi nevojë në një botë meshkujsh të rrezikshëm”

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 13:01

Për rolin e saj qendror në ruajtjen e stabilitetit evropian në kohëra të agresionit rus të Europës Lindore. Ky është motivacioni me të cilin “Times” në Londër vendos ta kurorëzojë Kancelaren gjermane Angela Merkel si “Personazhi i Vitit" 2014 me artikullin: “Gruaja që kemi nevojë në një botë meshkujsh të rrezikshëm”. “Merkel ka treguar gatishmëri thelbësore si ndërmjetësuese e pushtetshme në një vit kur marrëdhëniet Lindje-Perëndim janë testuar deri në pikën e thyer, në krizën më serioze gjeopolitike që nga Lufta e Ftohtë”, shkruan Times, duke i dhënë kancelares gjermane meritën se ka marrë në dorë situatën, duke vënë veten në ballë të negociatave me presidentin rus Vladimir Putin, deri në takimet e tjera ballë për ballë me kreun e Kremlinit, në dhomën e hotelit të tij gjatë takimit të G20 në Australi muajin e kaluar. “Ka ndihmuar perëndimin të përqendrohet mbi atë që ka më shumë për zemër dhe për të cilin ia vlen të luftohet”, vazhdon gazeta britanike, e cila pohon se “është politikania më e shquar  e Europës dhe gruaja më e fuqishme në botë”.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/cronaca/2014/12/26/angela-merkel-persona-dellanno-secondo-il-times_90ced739-e91d-4211-a0fd-a57a2d165516.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.