Debati për energjinë, Rama: Nuk ka rritje çmimi, kompensohet në janar. Basha: Eshtë koha t’i tregohet vendi qeverisjes Rama-Meta

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 07:05

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha kanë replikuar gjatë me njeri tjetrin në rrjetin social FB, për çmimin e energjisë elektrike. Kryeministri Rama tha se çdo pensionist, kryefamiljar, invalid apo familje në ndihmë ekonomike do të ketë nga janari në pagën e vet lekët për të paguar atë që ai nuk e quan rritje të çmimit të energjisë elektrike, por diferencë. Sipas kryeministrit kjo reformë që u pasua me rritjen e çmimit të energjisë me 9.5% do të sjellë drejtësi, mirëqenie dhe kursim energjie! Por kryetari i opozitës tha se kryeministri heq nga llogaritë e tij 20 perqind TVSH! Basha ka hedhur poshtë pretendimet e Ramës se me ndryshimin e çmimit u hoq vetëm fasha e vjedhjes dhe se energjia do të kompensohet.  Sipas Bashës është koha t’i tregohet vendi qeverisjes Rama-Meta që solli papunësi, varfëri, rritje taksash dhe çmimesh.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.