Arkiv-Lajme
Legalizimet: Shtyhet deri më 31 janar 2015 afati i vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje
Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka deklaruar sot se është shtyrë afati i vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje. Në një konferencë për shtyp, Lame shpjegoi arsyet pse u vendos shtyrja e këtij afati, një vendim që mori dhe konsensusin e kryeministrit Edi Rama. Artan Lame tha: “Afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje të shtyhet nga 31 dhjetori 2014 në 31 janar 2015.
Ikin dritat në analizën vjetore të Bashkisë. Lulzim Basha: “Na morën mësysh kur po flisnim për buxhetin me konsensus”
Një incident u shënua gjatë një aktiviteti të Bashkisë së Tiranës. Burime mediatike raportojnë se ndërkohë që kreu i kësaj Bashkie, Lulzim Basha po mbante fjalimin në analizën vjetore, në sallën e Akademisë së Arteve ikën dritat. Kryetari tha me humor se: “Mora veten mësysh kur fola për kalimin e buxhetit të bashkisë me konsensus”, ndërsa më pas nisi kontaktet me telefon për të mësuar për arsyen e këtij black out-i ndërsa nënkryetari Eno Bozdo komunikoi se gjithçka do të rregullohej brenda 10 -15 minutash.
Mark Marku për Ora News: Basha rrezikoi të çojë në krizë vetë partinë, jo maxhorancën
I ftuar sot në mëngjes në studion e “Ditë e Re” të Ora News, përballë gazetarit Enkel Demi, ish-deputeti i PD-së Mark Marku tha për bojkotin nga ana e opozitës se: “PD rrezikoi që në vend që të çojë në krizë sistemin, të çojë në krizë vetë partinë. Kriza e vërtetë do të ishte nëse opozita do të digjte mandatet. Ky ishte dhe shqetësimi i ndërkombëtarëve që angazhuan dy deputetë të PE-së për të ndërhyrë në zgjidhjen e saj dhe hartimin e rezolutës”.
10 vjet nga cunami në Indonezi. Përkujtohen 220 mijë viktimat
Qindra mijëra indonezianë u mblodhën në xhamitë dhe varret masive në provincën e Acehut për të përkujtuar 10-vjetorin e cunamit shkatërrimtar që goditi vendin më 26 dhjetor 2004 dhe që shkaktoi vdekjen e rreth 220 000 personave, përfshirë mijëra turistë të huaj. Mijëra banorë u falën në Xhaminë e Madhe të Baiturrahmanit, një nga të paktat që i shpëtoi cunamit të jashtëzakonshëm. Kjo ceremoni fetare u drejtua nga Ali Jaber, imami i xhamisë saudite të Medinas.
Falja e kamatave të sigurimeve, vetëm një pjesë e emigrantëve përfiton
“Gazeta Shqiptare” bën me dije se nga amnistia e kamatëvonesave mund të përfitojnë vetëm ata emigrantë, të cilët kanë qenë të vetëpunësuar në bujqësi dhe jo pjesa tjetër. Burime të kësaj të përditshmeje konfirmojnë zyrtarë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ata thonë se: “Emigrantët e tjerë nuk klasifikohen në ndonjë kategori të veçantë e për pasojë nuk mund të përfitojnë nga falja e kamatëvonesave. Ata mund të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, që janë të vlefshme për vitet e pensionit si të gjithë të vetëpunësuarit e tjerë në vendin tonë”.
Avokati që kërcënoi kryeministrin në “arrest shtëpiak”. Bashkim Hoxha i drejtohet Ramës: “Nëse më fal, jam burrë t'i kërkoj ndjesë për fjalët që kam thënë për familjen e tij”
“Gazeta Panorama” bën me dije në faqet e shtypit të sotëm se Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë të lirë avokatin Bashkim Hoxha, i akuzuar për kërcënimin me mesazhe telefonike ndaj Kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”, pas 25 ditësh qëndrimi në qeli, Apeli ka ndryshuar masën e tij nga “arrest në burg” në “arrest shtëpiak”. Vendimi është argumentuar me mungesën e rrezikshmërisë së të dyshuarit dhe me probleme të tij shëndetësore.
Nasho Jorgaqi i përgjigjet Kadaresë: Ta njoh natyrën hakmarrëse, e prisja reagimin e egër. Epitetet nuk janë argumente. Kur këto mungojnë, tregojnë dobësi.
E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka botuar sot reagimin e shkrimtarit dhe studiuesit Nasho Jorgaqi, ndaj shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Ndër të tjera ai i drejtohet: “Ashtu si ti, edhe unë nuk po ta përmend emrin, por po të drejtohem siç ke nisur të paraqitesh kohët e fundit në kopertinat e librave, thjesht me mbiemrin. Kjo zgjedhje s’është formale, por lidhet me çka po ndodh me ty.
2014-ta, vit i vështirë për sistemin energjitik shqiptar
Vjet, sipas raportit zyrtar të ERE-s, prodhimi neto i energjisë elektrike nga sistemi energjitik shqiptar ishte pothuaj 7 mijë GWh, ndërkohë që nevojat e vendit për energji kapën shifrën 7.7 mijë GWh. Pra, prodhimi vendas, i cili gjenerohet nga hidrocentralet dhe ka kosto ndjeshëm më të ulët se importet, plotësoi 90% të nevojave të vendit për energji elektrike. Vlera e energjisë së importuar ishte pothuaj sa 0.4% e Produktit të Brendshëm Bruto të vjetshëm. Rritja reale e këtij të fundit ishte vjet 1.4%.
Don Lush Gjergji: Martesat njëgjinore, një nga arsyet pse Vatikani ende nuk e njeh Kosovën
Vikari gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji ka dhënë një mesazh ndryshe për shqiptarët: Të ruajnë vëllazërinë dhe tolerancën fetare nga ndikimet e huaja. Ai tregon dhe arsyet pse Vatikani ende nuk e ka njohur Kosovën dhe fajin për këtë duket se e ka qeveria e ish kryeministrit Hashim Thaçi. Në një intervistë për “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku dhënë në “Ora News”, Don Lush Gjergji tregon arsyet: “Dokumentet dhe argumentet janë të qarta.
Prishtinë/ Ndalohet një automjet që dyshohet se transpotronte eksploziv, arrestohet shoferi serb
Një veturë me targa të Serbisë, është ndaluar natën vonë në lagjen Arbëria (Ish – Dragodan) nën dyshimin se në të gjendej një mjet eksploziv. Gazeta “Zëri” por dhe “Exsspres” , e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, i cili tha se tashmë kanë arrestuar një qytetar shtetas të Serbisë. “Policia ka pasur informacione paraprake të inteligjencës, kështu që ia ka dalë ta ndalojë veturën dhe ta arrestoj shoferin e saj .