Arkiv-Lajme

Ekonomia, shoqatat e biznesit thonë se “viti 2014, ishte i vështirë”. INSTAT flet për rigjallërim të ekonomisë dhe rritje të punësimit

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 09:57

Si ka qenë viti 2014 në aspektin ekonomik? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje në Shqipëri do të duhet të bazohesh te perceptimk, por edhe te konsumi vetjak. Kjo sepse statistikat nuk mund të merren seriozisht, sa kohë që kundërshtohen nga ata që janë subjekt i tyre. P.sh sot u përcollën për mediat dy konkluzione që lidhen me ekonominë, të dyja që nëse i bashkëlidh për të bërë një krahasim, kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Shqipëria dhe Kosova, ende larg një tregu të përbashkët energjetik

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 09:57

Një një analizë të publikuar nga Instituti i Studimeve të Avancuara (GAP) në Prishtinë mbi integrimin ekonomik të Kosovës e Shqipërisë thuhet se dy vendet janë ende larg krijimit të një tregu të përbashkët energjetik ndonëse qeveritë e Tiranës e Prishtinës kanë adoptuar strategji që synojnë këtë objektiv.

Rinis procedimi penal ndaj ish-shefit të Antidrogës në Fier. Akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 09:41

Prokuroria ka rinisur procedimin penal ndaj ish-shefit të antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Sipas prokurorisë, gjatë operacionit për arrestimin e të pandehurve Gani Shahaj e Ermal Daja më datë 13.01.2014 në aksin rrugor Vlorë-Fier në fshatin Levan, ku ju sekuestrua një sasi prej afro 109 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sattiva“, Zagani duke shpërdoruar detyrën e tij nuk ka orientuar hetimet e kësaj çështje në mënyrë proaktive si dhe nuk ka zbatuar siç duhet rregullat proçeduriale penale.

Lituania adopton euron si monedhë të vetën që nga 1 janari 2015

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 09:35

Lituania do të adoptojë euron si monedhën e saj dike nisur që nga 1 janari i vitit 2015. Me pranimin e saj në eurozonë, arrin në 19 numri i vendeve që kanë euron si monedhë në përdorim. Lituania kishte bërë kërkesë për t’iu bashkuar eurozonës edhe në viti. 2006, por kërkesa e saj ishte hedhur poshtë. Vendi përjeton aktualisht mjë moment të rritjes ekonomike dhe ka të strukturuar shkëmbimet tregtare me BE-në dhe Rusinë. Vendimi në fjalë kundërshtohet nga 40% e lituanezëve, 80% e të cilëve mendojnë se çmimet do të rriten.

Albin Kurti: “Situata në Kosovë është shpërthyese”

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 09:17

Kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i ka dhënë sot një intervistë “Radio Evropa e Lirë”, përmes së cilës skicon në vija të përgjithshme, atë që mund të quhet aksioni opozitar ndaj qeverisë së koalicionit PDK-LDK. Kurti thotë se në mjedisin parlamentar, opozita synon të mbledhë 40 deputetë, që sigurojnë të drejtën për komisione parlamentare, pa përjashtuar edhe seancat e jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, nuk do të mungojnë demonstratat. Madje për Albin Kurtin, situata në Kosovë është shpërthyese dhe se ajo tanimë ka nevojë për parimin organizues.

INTERVISTA/ Valter Gjoni: Santa Klausin e takova te kuota 66º 32’ 35” në Arktikun e Veriut

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 09:03

Leonard Veizi

 

Është Krishtlindje...

Për të gjithë ata që nuk besojnë, fëmijë të zhgënjyer nga ëndrra apo të rritur bindshëm që e mohojnë, Babagjyshi i Krishtlindjeve ekziston. Ai quhet Santa Klaus, është i veshur me rroba të kuqe, ka mjekët të bardhë e mban rrip të gjerë në mes e kapele me xhufkë mbi kokë. Asgjë e pazakontë deri këtu që të na çudisë më shumë. Gjithçka sipas legjendës mijëvjeçare. Për më tepër që në këtë periudhë të lavdishme të kibernetikës apo të shpejtësisë kozmike, ai lëviz me të njëjtën slitë të tërhequr nga drerët...

 

Dashamirësia e socialistëve ndaj Berishës, Taulant Balla: “E pafalshme për mua, nëse do të digjej mandati i Berishës”

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 08:29

Nuk është vetëm Ilir Meta, kryetar i Kuvendit, që e ka shumë merak prezencën e Sali Berishës në seancat plenare. Sot është shfaqur edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shumë i përkujdesur për madatin e deputetit demokrat Sali Berisha. Ja çfarë tha ai në një prononcim për mediat pas seancës plenare ku mori pjesë edhe opozita e djathtë: “Për mua do të kishte qenë e pafalshme që të digjej mandati i Sali Berishës, megjithse do të kishim marrë një iniciativë të jashtëzakonshme ku të miratonim pension të veçantë për një pension të qetë”.

Rilind konsensusi mes dy partive. Miratohen kandidaturat për në Këshillin Mbikëqyrës të BSh-së dhe për AMF

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 08:07

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar që ditën e parë të hyrjes në të PD-së pas bojktit, një sërë ligjesh dhe vendimesh që flasin për rrezen marrëveshjes mes dy forcave kryesore politike. Kështu është miratuar me konsensus zgjedhj e Genti Sejkos si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si propozim i Këshillit Mbikëqyrës si dhe të dy kandidaturave të tjera propozime të kuvendit, Tonin Kolës dhe Natasha Ahmetajt. Po kështu janë plotësuar edhe vendet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të ketë si drejtuese Enkeleda Shehin.
s.z

Këshilltari i Presidentit të Republikës: T’i jepet fund periudhës së Janullatosit në KOASH, apo modeleve të ngjashme që mund të pasojnë

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 05:03

Këshilltari i Presidentit të Republikës, botuesi Ndriçim Kulla, shkruan sot në gazetën “Mapo” për traditën e autoqefalisë së Kishës Ortodokse. Kulla hyn ndër ata njerëz publikë që shkruajnë për fenë nga pozitat e nacionalistit, duke lënë mënjanë këtu faktin tjetër se formalisht ai i përket një feje tjetër nga ajo për të cilën shkruan.

Polemika mes Vehbiut dhe Minella Aleksit, ndërhyn Kadare: “Jam në pritje të një sqarimi bindës publik”

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 04:46

Ismail Kadare “ka ndërhyrë” sot personalisht në polemikën që po zhvillohet mes Ardian Vehbiut dhe Minella Aleksit. Ky i fundit në gazetën “Panorama” ka sjellë i pari lajmin se në revistën italiane “Lettere Internazionale”, është publikuar një fragment nga libri “Sende që nxirrte deti” me autor A. Vehbiun, e ku mes të tjerash riprodhohej në italisht një pasazh, ku Vehbiu i mvishte Kadaresë thënien se “refugjatët shqiptarë ishin jashtëqitja e kombit”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme