Arkiv-Lajme

Marrëveshja qeverisëse në Kosovë, kryeministri Mustafa zbulon se Hashim Thaçi do të jetë president

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 04:08

Në Kosovë vijon debati nëse Isa Mustafa do të arrijë ose jo të dominojë qeverinë si kryeministër, ndërkohë që si zëvendës të vetin ka Hashim Thaçin, kreu i partisë kryesore në vend. Në një intervistë për “Koha Ditore”, Mustafa insiston se do të provohet e kundërta dhe shton se në qeveri nuk ka dualitet. Mustafa zbulon edhe atë që është me gjasë marrëveshja e vërtetë që solli koalicionin me PDK-në. Dhe kjo është votimi i Hashim Thaçit si president.
s.z

PD mbledh Grupin Parlamentar. Raportuesi Fleckenstein: “Ditë e madhe për Shqipërinë”

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 03:34

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot në një mbledhje ku pritet të merret vendimi për hyrje në seancë. Akti është formal pas takimit të djeshëm që përfundoi me firmosjen e marrëveshjes. Ndërkohë raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, kq përshëndetur marrëveshjen, të cilën edhe e negocioi vetë. “Sapo mora mesazhin, se edhe Partia Demokratike ka nënshkruar rezolutën e përbashkët që do ta kthejë nesër në parlament. Një ditë e madhe për Shqipërinë! Faleminderit të gjithëve që mundësuan më të mirën. Përpjekjet e mia dhe të Eduard Kukan nuk ishin të pavlefshme.

U tha se ikën nga puna ai që nuk paguan dritat. 2.3 mln euro ka borxh Bashkia e Tiranës. Dhe fillon që nga viti 2007

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 18:29

Energjia është çështje sa kohë është hall dhe barrë për qeverinë. Dhe për ta zgjidhur këtë hall, qeveria, kryeministri në vetë të parë, nuk ka nguruar të bëjë moral, të urdhërojë aksione dhe së fundmi, që është edhe më e papranueshme, të heqë njerëz nga puna, vetëm pse nuk kanë paguar detyrimet për energjinë elektrike. Mirëpo kryeministri i vendit, që është Edi Rama, ka krijuar personalisht, pra si drejtues, një praktikë prej borxhliu ndaj OSHEE-së që kur ishte në majat e suksesit politik, apo edhe të modës politike, si kryetar bashkie në vitin e aleancës me LSI-në, pra në vitin 2007.

Më në fund firmoset pakti anti-bojkot. Balla: Sipas tekstit të eurodeputetëve

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 16:49

Palët negociatore për futjen e opozitës në Kuvend dhe dhënien fund të bojkotit, sapo kanë deklarua se marrëveshja pozitë-opozitë është arritur. Genc Pollo, Oerd Bylykbashi nga njëra anë, dhe Taulant Balla e Petrit Vasili nga ana tjetër sapo dolën nga mjediset e kryesisë së Kuvendit, ku pranuan shkurtimisht para gazetarëve se marrëveshja ishte firmosur, sipas tekstit të sugjeruar nga dy eurodeputetët. Pyetjes nëse kishte shtesa apo ndryshime, Balla iu përgjigj, “Jo, vetëm teksti i eurodeputetëve”. Nesër pritet që grupet parlamentare ta miratojnë draft-rezolutën.  

a.k

INSTAT: Vëllimi i tregëtisë me pakicë u rrit 6.4% krahasuar me vjet

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 16:18

Në tremujorin e tretë 2014, indeksi i vëllimit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 6,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, njoftoi sot INSTAT-i.   Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i vëllimit të shitjeve është rritur 10,1 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, duke dhënë në këtë tremujor dhe kontributin më të madh në indeksin e vëllimit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë.

"OPEC": Nuk ulet prodhimi i naftës edhe nëse çmimi arrin në 20 dollarë

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 15:12

"OPEC" nuk do të reduktojë prodhimin e naftës edhe sikur çmimi të arrijë në 20 dollarë. Kjo është bërë e ditur nga ministri saudit i Naftës, Ali al-Nuaimi, duke paralajmëruar kështu goditje të mëtejshme për vende si Rusia, apo Irani, që thuhet se po pësojnë më shumë nga kjo politikë. “Nuk është në interes të prodhuesve të OPEC-ut reduktimi i prodhimit të tyre, kushdo qoftë çmimi (…). Edhe nëse çmimi i naftës regjistron rënie në 20, 40, 50 apo 60 dollarë, nuk është korrekt reduktimi i prodhimit”, deklaroi Ali al-Nuaimi në një intervistë për ”Middle East Economic Survey”.

Kthehet në estradë “pajtimi” i pozitës dhe opozitës. Paradite bien dakord, pasdite rezolutën e firmos vetëm mazhoranca.

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 13:30

Ka marrë trajta qesharake çështja e pajtimit të pozitës dhe opozitës të negociuar nga eurodeputetët Kukan dhe Flekenstein. Ndërsa paradite u shprehën dakord për draftin me 4 pika që do të kthente opozitën në kuvend, palët nuk kanë rënë dakord për tekstin final të rezolutës që u firmos gjatë pasdites vetëm nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Edhe Ligji per Kontrollin e Lartë të Shtetit kthehet për rishqyrtim nga Nishani. Ja për çfarë nuk bie dakord Presidenti

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 13:18

Presidenti Nishani ka kthyer për rishqyrtim ligjin “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, të miratuar në kuvend  në seancën plenare të datës 27 nëntorit. Kreu i shtetit argumenton se parlamenti duhet të rishikojë nenin 23 të këtij ligji ku  parashikohen rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit të Kryetarit të këtij institucioni. Sipas presidentit ky nen bie ndesh me kushtetutën, pasi në në rastin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 162 i Kushtetutës nuk përcakton raste konkrete për mbarimin e mandatit apo shkarkimin e tij.

Kopja e "Mesharit" të Gjon Buzukut do të ekspozohet në Presidencë

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 11:00

Dhurata që Papa Françesku solli për shqiptarët me rastin e vizitës së tij në  Tiranë më 21 shtator të këtij viti, një kopje e veçantë e “Mesharit” të Gjon Buzukut do të ekspozohet në ambjentet e presidencës duke nisur nga e mërkura e 24 dhjetorit.

A po përgatitet një takim Rama-Basha?

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 10:26

Hartimi i draftit prej 4 pikash që do të kthente opozitën në kuvend, duket se nuk ka arritur të sheshojë plotësisht diferencat mes pozitës dhe opozitës për tekstin final që do t’i propozohet kuvendit për t’u votuar si rezolutë e përbashkët.

Burime nga Partia Demokratike thanë për ResPublica se palët nuk kanë arritur të gjejnë dakordësinë për formulimin e pikave të marraveshjes edhe në takimin që përfaqësitë e dy krahëve patën gjatë mesditës në ambjentet e kryesisë së kuvendit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme