Kthehet në estradë “pajtimi” i pozitës dhe opozitës. Paradite bien dakord, pasdite rezolutën e firmos vetëm mazhoranca.

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 13:30

Ka marrë trajta qesharake çështja e pajtimit të pozitës dhe opozitës të negociuar nga eurodeputetët Kukan dhe Flekenstein. Ndërsa paradite u shprehën dakord për draftin me 4 pika që do të kthente opozitën në kuvend, palët nuk kanë rënë dakord për tekstin final të rezolutës që u firmos gjatë pasdites vetëm nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Taulant Balla e Petrit Vasili thanë pas takimit me përfaqësuesit e opozitës se Partia Demokratike ka kërkuar disa pika shtesë në draftin e përgatitur nga eurodeputetët, ndërsa deputeti demokrat Genc Pollo u shpreh se ka çështje për të cilat palët nuk kanë rënë dakord.

Në këto kushte kthimi i opozitës në kuvend duket se do të vazhdojë të dominojë axhendën politike të Partisë Demokratike që ka kohë deri në shkurt për të shqyrtuar mundësinë e kthimit në kuvend, pasi pas këtij afati mandatet e deputetëve digjen.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.