Kopja e "Mesharit" të Gjon Buzukut do të ekspozohet në Presidencë

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 11:00

Dhurata që Papa Françesku solli për shqiptarët me rastin e vizitës së tij në  Tiranë më 21 shtator të këtij viti, një kopje e veçantë e “Mesharit” të Gjon Buzukut do të ekspozohet në ambjentet e presidencës duke nisur nga e mërkura e 24 dhjetorit.

Sjelljen në Shqipëri të kësaj kopjeje unike e kishte njoftuar kryeministri Rama gjatë një vizite në Bibliotekën Kombëtare në kuadër të përgatitjeve për pritjen e Papa Françeskut, por protokolli i Vatikanit vendosi që kopja e “Mesharit”  t’I dorëzohet presidentit Nishani. Ekspozimi i librit të parë në gjuhën shqipe do të bëhet në hollin “Nënë Tereza” të ambjenteve të Presidencës.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.