Edhe Ligji per Kontrollin e Lartë të Shtetit kthehet për rishqyrtim nga Nishani. Ja për çfarë nuk bie dakord Presidenti

Presidenti Nishani ka kthyer për rishqyrtim ligjin “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, të miratuar në kuvend në seancën plenare të datës 27 nëntorit. Kreu i shtetit argumenton se parlamenti duhet të rishikojë nenin 23 të këtij ligji ku parashikohen rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit të Kryetarit të këtij institucioni. Sipas presidentit ky nen bie ndesh me kushtetutën, pasi në në rastin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 162 i Kushtetutës nuk përcakton raste konkrete për mbarimin e mandatit apo shkarkimin e tij.
Kreu i shtetit i referohet një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2002, e cila ka shfuqizuar si të papajtueshëm me kushtetutën ndryshimet që i janë bërë në vitin 200 Ligjit “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit” ku përcaktohen se “Mandati i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbaron para afatit kur:
a) jep dorëheqjen;
b) dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
c) nuk paraqitet në detyrë për më shumë se 6 (gjashtë) muaj rresht;
ç) deklarohet i paaftë mendërisht për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
d) ngarkohet me një detyrë të papajtueshme me funksionin e tij.
Sipas presidentit një ligjin e i ri organik për Kontrollin e Lartë të Shtetit, në nenin 23 të tij, rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit të Kryetarit janë të njëjta me ato të parashikuara në dispozitën e mësipërme të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
l.m
Add new comment