Arkiv-Lajme

PD ndryshon variantin e projektrezolutës? Pollo paraqet një draft tjetër nga ai i eurodeputetëve, thotë Tema

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 10:07

Siç njofton Tema, Partia Demokratike duket se ka përmbysur marrëveshjen e propozuar nga ndërmjetësit evropianë për hyrjen në Kuvend, duke paraqitur një tekst të ri të ndryshuar thelbësisht në raport me tekstin për të cilin është rënë dakord me eurodeputetin Kukan. Fjala është për një draft radikal të paraqitur nga Genc Pollo, ku bëhet taksative që shumica të mos e përdorë 84-votëshin pa lejen e PD-së, dhe jo siç ishte deri më tash, “aty ku kjo është e mundur”.

PD e PS nisin përkthimin e rezolutës që do të thyejë bojkotin. Duhet të jetë gati për nesër

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 09:02

Prej një ore ka nisur takimi i deputetëve negociatorë të të dyja partive politike, PS e PD, me perfaqesues njohësit e anglishtes Taulant Balla, Genc Pollo dhe Oerd Bylykbashi. Detyra e tyre është të përkthejnë propozimet e eurodeputeteve në draftrezolutën qe do mundësojë praninë e opozitës në Kuvend nesër. Sipas Top Channel, nga Brukseli të dyja grupet e mëdha europarlamentare janë investuar që PD te mos ndjehet e pajustifikuar me kthimin në Kuvend, thënë ndryshe, një paketim arsyetues që mos ta bëjë të duket i kotë bojkoti gjashtëmujor.

Tre vjet burg për ish kreun e gjykatës Pukë. Akuza, korrupsion pasiv në bashkëpunim

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 07:09

 

Eurodeputetët japin “sihariqin”. Opozita dhe shumica janë dakord të votojnë rezolutën e “pajtimit”

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 04:55

Ndërmjetësimi ndërkombëtar “pajtoi” më në fund dy forcat politike më të mëdha në vend. Drafti i propozuar nga dy të deleguarit e Parlamentit Europian për kthimin e opozitës në Kuvend, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein tashmë është në tryezën e demokratëve e socialistëve dhe ka marrë dakordësinë e tyre për t’u votuar në formën e një rezolute parlamentare.

Konstandin Xhuvani kërkon gjykim të shkurtuar, pranon akuzën për katër vrasjet

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 04:16

Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës, ku do të niste gjykimi i çështjes në themel, Konstandin Xhuvani ka pranuar akuzat e Prokurorisë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak” dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Seanca ku do të vendoset për kërkesën e 25-vjeçarit është vendosur të mbahet më 15 janar.

Një shqiptar nga Kërraba vritet në Siri. Tre fëmijët dhe bashkëshortja ndodhen ende atje

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 02:57

Artur Koçollari nga Kërraba është një tjetër shqiptar që vritet në Siri. Koçollari rreth një vit më parë është larguar nga Shqipëria dhe familjes së tij nuk i ka treguar se ishte nisur për të luftuar në Siri. Burime pranë strukturave të rendit sqarojnë se pasi ka kaluar disa kohë, babai i dy vajzave dhe një djali ka telefonuar familjen e tij dhe u ka thënë se ishte në Siri dhe po luftonte për Xhihad. Më pas, thotë GSH, Artur Koçollari ka marrë edhe tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten.

Rezoluta që rikthen opozitën në parlament, ja drafti me 4 pika. Mund të arrihej edhe pa ndihmën e negociatorëve europianë.

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 17:45

Mazhoranca dhe opozita  duket se kanë rënë dakord për një draft me 4 pika për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës, dokument i cili do të votohet si rezolutë në parlament. ABC News raporton se drafti është negociuar nga deputetet Taulant Balla e Genc Pollo me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Kukan e Flenkenstein, ndihma e të cilëve mund të ishte e panevojshme nisur nga pikat e draftit për të cilat është diskutuar dhe është rënë dakord.

 

Ja 4  pikat e draftit:

 

Rikthehet Jorgo Papandreu, drejt krijimit të një partie të re. Pse Aleksis Tsipras anulloi vizitën në Tiranë?

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 15:13

Ish-kryeministri grek, Jorgo Papandreu është rikthyer në qendër të vëmendjes pas zërave se ai do të shpallë në ditët në vijim shkëputjen nga partia e tij PASOK dhe do të  bëjë publik projektin për krijimin e një partie të re.

Veliaj për dosjet: Nisma e Dodës, antikushtetuese. Të bëhemi bashkë për zbatimin e variantit gjerman

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 14:23

I ftuar në News 24, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka sqaruar çështjen e iniciativës për hapjen e dosjeve, dhe  ka dhënë një përgjigje akuzave të deputetes të PD-së, Mesila Doda se nisma e dikasterit që ai drejton për hapjen e dosjeve ka probleme nga ana e përmbajtjes dhe ajo proceduriale. Veliaj kërkoi që e majta dhe e djathta të bëhen bashkë në procesin e hapjes së dosjeve, duke shtuar se ky proces nuk mund të realizohet përmes lustracionit masiv, por vetëm përmes atij individual.

Mbështetje surprizë nga mazhoranca për Gent Sejkon, kandidatin e Nishanit për guvernator

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 13:55

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i mbledhur pasditen e së hënës është informuar nga kryeministri Rama për ecurinë e negociatave me eurodeputetin Eduart Kukan dhe raporterin për Shqipërinë Knut Flekenshtein lidhur me me marredhenien pozite-opozite dhe rikthimin e kesaj te fundit ne Kuvend pas bojkotit thuajse  6 mujor.

“Ja kemi plotesuar të gjitha kërkesat opozitës dhe nuk kemi së çfarë t’i plotësojmë më. Ajo është e lirë të bëjë  zgjedhjen e saj”, mësohet t’u ketë thënë Rama deputetëve socialistë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme