Rikthehet Jorgo Papandreu, drejt krijimit të një partie të re. Pse Aleksis Tsipras anulloi vizitën në Tiranë?

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 15:13

Ish-kryeministri grek, Jorgo Papandreu është rikthyer në qendër të vëmendjes pas zërave se ai do të shpallë në ditët në vijim shkëputjen nga partia e tij PASOK dhe do të  bëjë publik projektin për krijimin e një partie të re.

Një zhvillim historik për të majtën greke, e cila për shumë vite është drejtuar nga Andrea Papandreu, babai i Jorgo Papandreut dhe themelues i PASOK.  Mediat greke shkruajnë se ish-kryeministri socialist në është në hapat e fundit të lançimit të forcës së re politike që do të drejtojë, e cila do të ketë si bërthamë të pakënaqurit e PASOK që aktualisht udhëhiqen nga ministri Jashtëm dhe zv/kryeministri Evangelos Venizellos.

Një Lëvizje të Vlerave dhe Ndryshimit e ka cilësuar vetë Jorgo Papandreu këtë projekt të tij gjatë një takimi të mbajtur së fundmi me mbështetës të tij në Kozani. Krijimi i një partie të re nga Jorgo Papandreu shihet nga analistët si një lëvizje që do të thithë mbështetës nga opozita e SYRYZA-s dhe do të ngushtojë diferencën e kësaj të fundit me Demokracinë e Re të kryeministrit Samaras në pushtet.Ndërkaq mediat greke kanë zbardhur edhe arsyet e anullimit të vizitës së kreut të së majtës Radikale, Aleksis Tsipras më 20 dhjetor në Tiranë. Shkak është bërë ngërçi politik për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ku në raundin e parë  kandidati i Demokracisë së Re Stavros Dimas nuk mori votat e nevojshme. Në rast të dështimit edhe të dy raundeve të tjerë, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.