Veliaj për dosjet: Nisma e Dodës, antikushtetuese. Të bëhemi bashkë për zbatimin e variantit gjerman

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 14:23

I ftuar në News 24, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka sqaruar çështjen e iniciativës për hapjen e dosjeve, dhe  ka dhënë një përgjigje akuzave të deputetes të PD-së, Mesila Doda se nisma e dikasterit që ai drejton për hapjen e dosjeve ka probleme nga ana e përmbajtjes dhe ajo proceduriale. Veliaj kërkoi që e majta dhe e djathta të bëhen bashkë në procesin e hapjes së dosjeve, duke shtuar se ky proces nuk mund të realizohet përmes lustracionit masiv, por vetëm përmes atij individual. Po ashtu, ai nuk përjashtoi mundësinë që nisma e MMSR dhe ajo e Grupimit për të Drejtat e Njeriut, ‘të shkrihen’ në një të vetme. Sipas Veliajt, ishte kryeministri Edi Rama, që në ceremoninë e hapjes të Bunkart anonçoi këtë nismë, duke inicuar një tryezë ku pjesë ishte edhe Petra Blas, një nga personat kyç në hapjen e dosjeve në Gjermani.

Nismën e deputetëve Doda-Idrizi ai e quajti taktikë për të fituar publicitet, ndërkohë që mënyra e formulimit të projektit ishte antikushtetuese.

 

Lexoni në shumë në linkun: http://www.balkanweb.com/site/veliaj-i-pergjigjet-dodes-ligj...

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.