PD ndryshon variantin e projektrezolutës? Pollo paraqet një draft tjetër nga ai i eurodeputetëve, thotë Tema

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 10:07

Siç njofton Tema, Partia Demokratike duket se ka përmbysur marrëveshjen e propozuar nga ndërmjetësit evropianë për hyrjen në Kuvend, duke paraqitur një tekst të ri të ndryshuar thelbësisht në raport me tekstin për të cilin është rënë dakord me eurodeputetin Kukan. Fjala është për një draft radikal të paraqitur nga Genc Pollo, ku bëhet taksative që shumica të mos e përdorë 84-votëshin pa lejen e PD-së, dhe jo siç ishte deri më tash, “aty ku kjo është e mundur”. Gjithashtu pika që kthen opozitën në Kuvend nuk saktësohet në këtë variant si “kthim përfundimtar”, çka nënkupton se ajo mund të dalë sërish. Edhe projektin e dekriminalizimit të Kuvendit, si një proces që duhet të fillojë përgatitjet për t’u aplikuar në legjislaturën e ardhshme, PD e kërkon si përjashtim të menjëhershëm të të “deputetëve të inkriminuar”. Nëse këto ndryshime janë të vërteta, i bie që PD të propozojë një rend tjetër, ku pakica urdhëron shumicën.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.