Mbështetje surprizë nga mazhoranca për Gent Sejkon, kandidatin e Nishanit për guvernator

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i mbledhur pasditen e së hënës është informuar nga kryeministri Rama për ecurinë e negociatave me eurodeputetin Eduart Kukan dhe raporterin për Shqipërinë Knut Flekenshtein lidhur me me marredhenien pozite-opozite dhe rikthimin e kesaj te fundit ne Kuvend pas bojkotit thuajse 6 mujor.
“Ja kemi plotesuar të gjitha kërkesat opozitës dhe nuk kemi së çfarë t’i plotësojmë më. Ajo është e lirë të bëjë zgjedhjen e saj”, mësohet t’u ketë thënë Rama deputetëve socialistë.
Sipas Ramës ekzistojnë të gjitha garancitë e mundshme për një betejë parlamentare normale nga ana e opozitës ne kuvend.
Burime nga brenda grupit socialist thanë për ResPublica se gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për propozimet për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, ku mësohet se grupi socialist në një lëvizje suprizë do të mbështesë kandidaturat e Genti Sejkos për anatër të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Për kandidaturën e tij, e dekretuar nga presidenti Nishani pak ditë më parë, deputetë të mazhorancës shprehën rezerva, por mbështetja për anëtar të Këshillit Mbikqyrës duket se I hap rrugë edhe dekretit të Nishanit për votimin e Sejkos si guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Grupi socialist do të mbështese edhe kandidaturat e Tonin Kolës dhe Natasha Ahmetajt për anatërë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës Qëndrore.
l.m
Add new comment