Arkiv-Lajme
Do hapen dosjet? Qeveria ndryshon mendim. Zv.ministri i Brendshëm thotë se mund të hapen vetëm aktet administrative dhe platforma e Sigurimit
E mbani mend kryeministrin që fliste për hapje dosjesh nga BunkArti? Me siguri që ka qenë performim më shumë sesa deklarim, në përmbushje edhe të anës funksionale të re, që mori vendstrehimi i Shtabit të Përgjithshëm. Kjo pasi, nëse të gjithë shpresuan se do kishin mundësi të “shihnin të kaluarën”, atë që baballarët e kombit na e mbajnë larg syve, për të na ruajtur nga e keqja, do të duhet të zgjohen. Hapi i parë në këtë zhgjëndër ishte projektligji i qeverisë që deformonte tërësisht qëllimet dhe synimet e ligjit të propozuar nga shoqëria civile dhe dy deputetë.
Francë: Moderatori televiziv, Eric Zemmour pushohet nga puna për opinionet e tij kundër Islamit
Eric Zemmour, një intelektual francez me origjinë hebraike e algjerine, është në të njëjtën kohë dhe një prezantues program në TV. Ishte, në fakt. Nuk është më. E kanë pushuar. Shkaku: 24 orë para se të pushohej nga puna kish deklaruar në televizionin “I-Télé” se “myslimanët e Francës do duhej të deportoheshin, pasi vetëm kështu do mund të shmangeshin kaosi e lufta civile”. Zemmour është i njohur për qëndrimet e tij radikale kundër emigracionit.
BIRN: Islami radikal në Shqipëri dhe roli i Bashkim Gazidedes në shtrirjen e tij
Rrjeti ballkanik i gazetarisë investigative, Birn, ka publikuar një artikull mbi “Zanafillën e Islamit radikal në Shqipëri” (shih linkun http://www.reporter.al/zanafilla-e-islamit-radikal-ne-shqiperi/), në të cilin Edval Zoto, një oficer i Shërbimit Informativ të Ushtrisë shqiptare, mbron idenë se “lidhjet e ngushta mes Bashkim Gazidedes dhe organizatave islamike që operonin në Shqipëri gjatë asaj kohe, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e ideve të Islamit radikal”.
Kukan në Tiranë, takon Bashën për 50 min, por ende nuk ka një përgjigje
Tashmë i mirënjohuri i publikut shqiptar, europarlamentari sllovak Eduard Kukan, sapo ka mbërritur në Tiranë ka nisur takimet për gjetjen e një zgjidhje që do të kthente opozitën në parlament. Kukan fillimisht është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Pas takimit, që zgjati rreth 50 minuta, Kukan ka thënë se duhet reflektim nga palët. “Erdha të vazhdoj punë e nisur nga kolegu Fleckenstain. Ai shpreson në një marrëveshje të liderve politikë. Duhet reflektuar, se marrëveshja është shumë e nevojshme për vendin dhe integrimin europian”, tha ai për mediat në mbyllje të takimit.
INTERVISTA/ Albatros Rexhaj: Ballo e Fevziut me futi në debat me Muç Nanon. Krijuesit nuk duhet t’u tremben ndryshimeve dhe të refuzojnë çdo gjë që është ndryshe
Leonard Veizi
Ngjela: “4 paradokset…”, historia po përsëritet
Politikani dhe avokati Spartak Ngjela ashpërson kritikat ndaj qeverisjes dhe parashikon se nëse do të vijohet në këtë rrugë, viti 2015 do të jetë “katastrofal”. Në rrjetin social “Facebook”, Ngjela shkruan se zgjidhja duhet të shihet në nisjen e negociatave me Bashkimin Europian ndërsa "ndihmën kineze" e cilëson të ngjashme me paradoksin e socializmit hoxhist. Sipas avokatit, qeveria po shkon në përplasje të pashmangshme me shqiptarët e papunë.
Obama deklaron në “CNN” se do të përmbushë premtimin për mbylljen e burgut të Guantanamos
Presidenti amerikan Barack Obama thotë se do të bëjë çdo përpjekje për të mbyllur burgun ushtarak në Gjirin e Guantanamos në Kubë, duke përmbushur kështu një premtim të bërë gjatë fushatës.
Në një intervistë për rrjetin CNN, Obama tha se "burgu vazhdon të frymëzojë xhihadistët dhe ekstremistët në gjithë botën" dhe se "Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë miliona dollarë për çdo të burgosur që mbahet atje". Sipas presidentit, ekzistenca e këtij burgu bie ndesh me vlerat e Shteteve të Bashkuara.
“Rusët marrin arratinë nga rubla” shkruan “Deutsche Welle”
Zhvlerësimi që ka pësuar monedha ruse kohët e fundit ka bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen investimeve në objekte të ndryshme, si një rrugëzgjidhje për shpetimin e kursimeve të tyre. Duke cituar median ruse, “Deutsche Welle” shkruan se në Rusi ka një shtim të ndjeshëm të kërkesës për pajisje elektronike dhe automjete, çka ka sjellë deri edhe panik në tregje.
Akuza dhe ballo
“Kudo që të shkosh të ankohesh, ik e hap gjyq të thonë”. Kështu më tha një i njohur që kishte një problem me legalizim banese. Të vjen në mend kjo lloj formule e “shtetit ligjor”, kur shikon sesi reagojnë nga Ministria e Mirëqenies Sociale për akuzat që PD-ja po bën thuajse përditë ndaj ministrit Erjon Veliaj. Bëhet fjalë për përfitime qindra milionë, përmes një firme të krijuar, sipas PD-së, enkas për këtë qëllim, akuza për të cilat janë paraqitur dokumente, e së fundmi edhe e-maili i një punonjëseje që u kërcënua se do të hiqej nga puna nëse do të fliste.
Putini shndërrohet nga udhëheqës i madh në një - siç thotë Th.L. Friedman - horr paranojak
Deri para pak ditësh, Vladimir Putin, për shkak të arrogancës që s'po gjente një përgjigje "adeguate" prej Obama-s, shihej tek-tuk në SHBA si një udhëheqës i madh që dinte se ç'bënte dhe që dinte të mbronte interesat e vendit të vet. "Putin është udhëheqësi që i duhet një vendi", është shprehur Rudy Giuliani, ish kryetar i bashkisë së New Yorkut. "Putin është ai që mund arinjtë dhe që gjen naftën në tokë, ndërsa ky i yni, Obama, nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të veshë jeans-e femrash, të mendohet një mijë herë para se të vendosë e të mbajë fjalime", ia bënte Sarah Palin.