“Rusët marrin arratinë nga rubla” shkruan “Deutsche Welle”

Zhvlerësimi që ka pësuar monedha ruse kohët e fundit ka bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen investimeve në objekte të ndryshme, si një rrugëzgjidhje për shpetimin e kursimeve të tyre. Duke cituar median ruse, “Deutsche Welle” shkruan se në Rusi ka një shtim të ndjeshëm të kërkesës për pajisje elektronike dhe automjete, çka ka sjellë deri edhe panik në tregje.
Në specialen e përgatitur për këtë çështje, “Deutsche Welle” sjell pikëpamje të ndryshme, ku ka zëra që mbrojnë tezën se kjo rritje e kërkesës i dedikohet fundvitit dhe zëra që mbrojnë tezën se kjo është e vetmja mënyrë që qytetarët kanë për ruajtjen e kursimeve, në një kohë që marrëdhëniet diplomatike të Rusisë me SHBA-në dhe Bashkimit Europian janë të tensionuara e të reflektuara edhe në marrëdhëniet ekonomike.
Për më shumë: http://www.dw.de/rus%C3%ABt-marrin-arratin%C3%AB-nga-rubla/a-18144303
n.k
Add new comment