Arkiv-Lajme

Avokati i Popullit flet për minoritetet: Nevojitet një kuadër ligjor që do t’u krijonte akses më të madh në arsim, shëndetësi e punësim

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 08:38

Në një kronikë të përgatitur nga “Top Channel” thuhet se Avokati i Popullit ka kërkuar që të hartohet një kuadër ligjor për të pasur një panoramë të qartë  të minoriteteve në vendin tonë, i cili më pas do t’u krijonte atyre akses më të madh në arsim, shëndetësi, punësim e të tjera.  “Top Channel”  raporton se në një raport të përgatitur nga ky institucion nga përgjigje të popullatës minoritare që jeton në Shqipëri rezulton se për ta ka një barazi formale krahasuar me pjesën tjetër të shoqërisë.

Qeveria e re e Kosovës përballet me kërcënimin e parë. Sindikata e Arsimit: Pas 10 janarit në grevë nëse nuk rriten pagat

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 07:02

Gazeta “Express” shkruan se  Sindikata e Arsimit i ka dhënë ultimatum Qeverisë që deri më dhjetë janar të reflektojnë për ngritjen e pagave për 25% dhe zbatimin e kontratës kolektive, përndryshe do të hyjnë në grevë. Sipas “Express” kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se do të presin reflektimin e Qeverisë përndryshe e kanë mbështetjen e të gjitha degëve në Kosovë për të hyrë në një grevë të përgjithshme.

Kryeministri Edi Rama: “Vitin e ardhshëm, testim për të gjithë mësuesit. I dobëti do largohet nga sistemi”

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 04:36

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar testim për të gjithë mësuesit. Nga Korça, kreu i qeverisë është shprehur se testimi për të gjithë mësuesit do të bëhet vitin e ardhshëm, ndërsa do largohen nga sistemi të gjithë ata që dalin dobët në këtë test. “Korça është laboratori i transformimeve në të gjitha aspektet, por përtej infrastrukturës duhet ndryshuar rruga e dijes. Do të investojmë tek sistemi i arsimit që në qelizë, do ta çlirojmë sistemin nga mësuesit jashtë profilit.

Akreditimi universiteteve shqiptare, drejtori i Agjencisë britanike QAA, Stephen Jackson: MAS do të shohë rezultatet në korrik të 2015

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 04:15

Agjencia britanike në korrik 2015 do të nxjerrë raportin e parë mbi cilësinë e universiteteve shqiptare. Drejtori i Agjencisë Stephen Jackson gjatë një interviste për News 24 deklaroi se janë në fazën e planifikimit dhe hartimit të programit për këtë proces. “Është një sipërmarrje e përbashkët. Po punojmë me agjencinë vendase për të zhvilluar një sistem akreditimi i cili do të sjellë ekspertizën e agjencisë QAA nga Mbretëria e Bashkuar në proceset që do të përdorim në Shqipëri për akreditimin e institucioneve” u shpreh ai. Ky proces ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Fleckenstein: Shpresoj që bisedimet për ndërprerjen e bojkotit nga opozita të mbyllen të hënën me ardhjen e Kukan

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 02:22

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, i cili erdhi në Tiranë për të negociuar krizën politike me qëllim kthimin e opozitës në Kuvend, shprehet optimist se bisedimet do të mbyllen të hënën kur në Tiranë të vijë eurodeputeti Eduard Kukan.”Balkanweb” i referohet një status në Facebook, ku Fleckenstein shkruan se: “Në bisedimet me Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e opozitës, Basha unë u përpoqa të sqaroj termat dhe kushtet që opozita të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Parlament.

Lirohet nga detyra komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, pas 31 vitesh kontribut

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 01:35

Kolonel Dritan Demiraj, komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, është liruar nga ushtria pas 31 vitesh kontribut. Në një intervistë për gazetën "Panorama", kolonel Demiraj thotë: “Të enjten, rreth orës dhjetë, kam telefonuar pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe i kam pyetur rreth çështjes sime. Më kanë thënë që jam liruar përfundimisht nga ushtria, me motivacionin se “jeni larguar jashtë shtetit pa leje”.

Shkupjani vritet në Siri. Rritet në 13 numrin e shqiptarëve nga Maqedonia kanë humbur jetën në fushëbetejat e Sirisë dhe Irakut

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 01:00

​Një tjetër shqiptar nga Shkupi është vrarë në Siri.  “TetovaSot” shkruan se bëhet fjalë për 23 vjeçarin me inicialet E.A nga Inxhikova e Shkupit. Sipas “TetovaSot” i riu shkupjan shkoi në Siri vetëm tre muaj më parë, për të luftuar në krahë të xhihadistëve të ISIS-it. Në lajmin e transmetuar prej saj “TetovaSot”  shkruan se Ministria e Punëve të Brendëshme ka konfirmuar rastin dhe se është në dijeni për vdekjen e të riut nga Shkupi me po këtë identitet.Deri më tani nga Maqedonia kanë humbur jetën 13 persona në fushëbetejat e Sirisë dhe Irakut.

 

l.v

 

Fillimviti 2015 sjell ndryshime në llogaritje, unifikohet paga minimale; rritet 13% paga maksimale

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 00:30

“Monitor” shkruan se nga 1 janari 2015 do të ketë vetëm një pagë të unifikuar minimale, mbi të cilën do të llogaritet edhe paga maksimale, teksa do të hyjnë në fuqi ndryshimet e bëra pak muaj më parë në ligjin për sigurimet shoqërore. Kjo do të sjellë automatikisht një rritje të pagës minimale për të vetëpunësuarit, e cila aktualisht është 19,406 lekë, teksa ajo do të barazohet me pagën minimale në shkallë vendi (për të punësuarit dhe punëdhënësit), që është aktualisht 22 mijë lekë.

Deutsche Welle/ BE pa kompromis me Rusinë. Merkel mbron një vijë të ashpër përballë Putinit

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 00:10

Një falimentim shtetëror i Rusisë do të kishte pasoja drastike për BE-në dhe do të shkaktonte dëme të mëdha. Megjithatë BE duket pak i impresionuar nga kriza ekonomike në Rusi. “Kancelarja Merkel i përmbahet vijës së saj të fortë- me të drejtë”. Kështu thuhet në një koment të shkruar nga Barbara Wessel dhe të botuar nga Deutsche Welle. Sipas komentueses, kancelarja gjermane megjithatë tregohet e paprekur nga zhvillimet e ditëve të fundit dhe mbron pa ndryshim një vijë të ashpër përballë Putinit.

Haxhinasto: Testim psiko-fizik për të marrë patentën. 90% e pikave të karburantit në rrugët kombëtare janë të paautorizuara

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 15:39

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto gjatë një interviste në emisionin “Kapital” në Vizion Plus deklaroi se rreth 90% e pikave të karburanteve që janë ngritur përgjatë rrugëve kombëtare janë të paautorizuara dhe se shumë shpejt do të ndërhyhet për disiplinimin tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme