Akreditimi universiteteve shqiptare, drejtori i Agjencisë britanike QAA, Stephen Jackson: MAS do të shohë rezultatet në korrik të 2015

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 04:15

Agjencia britanike në korrik 2015 do të nxjerrë raportin e parë mbi cilësinë e universiteteve shqiptare. Drejtori i Agjencisë Stephen Jackson gjatë një interviste për News 24 deklaroi se janë në fazën e planifikimit dhe hartimit të programit për këtë proces. “Është një sipërmarrje e përbashkët. Po punojmë me agjencinë vendase për të zhvilluar një sistem akreditimi i cili do të sjellë ekspertizën e agjencisë QAA nga Mbretëria e Bashkuar në proceset që do të përdorim në Shqipëri për akreditimin e institucioneve” u shpreh ai. Ky proces ndodh për herë të parë në Shqipëri. Pas vizitës së dytë në vendin tonë, Jackson tha se: “Kam marrë orientime rreth mënyrës aktuale të zhvillimit të procesit të akreditimit dhe gjithashtu jam i informuar për situatën e ri-liçensimit të disa institucioneve në Shqipëri, por nuk mund të themi që ne dimë çdo gjë. Për momentin po planifikojmë të përdorim një grup shqyrtimi të përbërë prej tre ekspertesh, 2 nga Britania dhe 1 nga Shqipëria, por mund të ketë ndryshime në varësi të përmasave të institucioneve. Akreditimi i universiteteve shqiptare nga “Quality Assurance Agency for Higher Education” është një proces që universitetet shqiptare duhet ta kuptojnë se kanë nevojë për standardet e përgjithshme të  Arsimit të Lartë Evropian, për të konkurruar në mënyrë efikase në fushën e Arsimit të Lartë Evropian i cila tani është zgjeruar shumë dhe po punon drejt harmonizimit të marrëveshjeve përmes procesit të Bolonjës”, vlerësoi drejtori i Agjencisë, Stephen Jackson.

 

http://www.balkanweb.com/site/metodika-britanike-jackson-mas-do-te-shohe-rezultatet-ne-korrik-te-2015/

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.