Qeveria e re e Kosovës përballet me kërcënimin e parë. Sindikata e Arsimit: Pas 10 janarit në grevë nëse nuk rriten pagat

Gazeta “Express” shkruan se Sindikata e Arsimit i ka dhënë ultimatum Qeverisë që deri më dhjetë janar të reflektojnë për ngritjen e pagave për 25% dhe zbatimin e kontratës kolektive, përndryshe do të hyjnë në grevë. Sipas “Express” kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se do të presin reflektimin e Qeverisë përndryshe e kanë mbështetjen e të gjitha degëve në Kosovë për të hyrë në një grevë të përgjithshme. Edhe kryetarët e sindikatave të komunave kryesore të Kosovës i kanë dhënë mbështetje të plotë kryesisë së SBASHK-ut, për kërkesat për rritje të 25% të pagave dhe zbatimin e kontratës kolektive.
l.v
Add new comment