Kryeministri Edi Rama: “Vitin e ardhshëm, testim për të gjithë mësuesit. I dobëti do largohet nga sistemi”

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 04:36

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar testim për të gjithë mësuesit. Nga Korça, kreu i qeverisë është shprehur se testimi për të gjithë mësuesit do të bëhet vitin e ardhshëm, ndërsa do largohen nga sistemi të gjithë ata që dalin dobët në këtë test. “Korça është laboratori i transformimeve në të gjitha aspektet, por përtej infrastrukturës duhet ndryshuar rruga e dijes. Do të investojmë tek sistemi i arsimit që në qelizë, do ta çlirojmë sistemin nga mësuesit jashtë profilit. Vitin e ardhshëm do ketë testim për të gjithë mësuesit, ata që do dalin dobët do të largohen nga sistemi”, deklaroi kreu i qeverisë. Gjithaq në Korçë edhe ministrja Lindita Nikolla deklaroi gjatë forumit qytetar se, “është mirëadministruar Matura Shtetërore, ndërsa një standard i ri është futur në arsim përsa i përket mënyrës së përzgjedhjes së mësuesve. Ky standard është lufta jonë ndaj korrupsionit”, shtoi më tej ministrja. Duke deklaruar se arsimi po kapërcen tashmë emergjencën kombëtare ku ndodhej, ministrja e ndali vëmendjen edhe tek akreditimi i universiteteve, proces i cili pritet të nisë në muajin janar.

 

http://www.balkanweb.com/site/rama-vitin-e-ardhshem-testim-per-te-gjithe-mesuesit-kush-del-dobet-largohet-nga-sistemi/

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.