Haxhinasto: Testim psiko-fizik për të marrë patentën. 90% e pikave të karburantit në rrugët kombëtare janë të paautorizuara

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto gjatë një interviste në emisionin “Kapital” në Vizion Plus deklaroi se rreth 90% e pikave të karburanteve që janë ngritur përgjatë rrugëve kombëtare janë të paautorizuara dhe se shumë shpejt do të ndërhyhet për disiplinimin tyre.
Sipas tij, hyrje daljet e paautorizuara në autostrada kanë qenë burim I lartë aksidentesh. Haxhinasto foli edhe për dhënien me koncesion të rrugës Durrës-Kukës dhe asaj Tiranë Elbasan. I pyetur për rezultatet e samitit të Beogradit, Haxhinasto tha se Kina mbështet financiarisht krysisht projekte të mëdha rajonale dhe se sistemi hekurudhor shqiptar është përmirësuar vitet e fundit.
Për të rritur sigurinë rrugore Haxhinasto tha se të rinjtë që do të pajisen me leje për drejtimin e automjetit do t’i nënshtrohen më parë një testimi psikofizik, pasi kjo metodë ka dhënë rezultate në svendet ku është aplikuar. Lidhur me premtimin e bërë në fushatë për ndërtimin e aeroportit të Sarandës Haxhinasto sqaroi se qeveria është e gatshme të nisë punimet, por investimi nuk mund të kryhet, pasi të drejtën e fluturimeve ndërkombëtare deri në vitin 2025 e ka vetëm aeroporti “Nënë Tereza” që administrohet nga gjermanët e “Airoport Partners”.
l.m
Add new comment