Arkiv-Lajme

Kryeparlamentari Meta në Kosovë, thotë se nevojitet një hekurudhë Durrës-Prishtinë

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 10:47

Kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta thekson nevojën e ndërtimit të një linje hekurudhore që lidh Shqipërinë me Kosovën. Linja Durrës-Prishtinë, sipas kryeparlamentarit, do të ulte koston e importit të mallrave për Kosovën. Deklaratën, kryeparlamentari e bëri ndërsa vizitoi një fabrikë mielli, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Kosovë. 

(lexo :http://www.rtklive.com/?id=2&r=14394)

“Zhgënjen” Konçita, Martin Leka thotë se “ai/ajo nuk do të jetë në Festival”. RTSH? Vazhdojnë akoma letrat anonime

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 09:09

Para disa kohësh doli lajmi se një nga të ftuarit në Festivalin e Këngës në RTSH ishte edhe Konçita. Mirëpo sot, drejtori i RTSH-së, Martin Leka, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” thotë se Konçita nuk vjen për shkak të angazhimeve të veta. “Pikërisht Konçita, ai/ajo, nuk do të jetë në Festival. Për shkak të impenjimeve të tjera të tij/saj, nuk mundi t’i përgjigjej ftesës sonë. Por, mendoj se publiku do të kënaqet me Alexander Rybak, norvegjezin fitues të Festivalit Europian në 2009-ën, një zë dhe personalitet artistik, i cili ka fituar miliona fansa nëpër botë”, është shprehur Leka.

Rikonfirmimi i Enkeleda Shehit në krye të AMF, nesër seanca dëgjimore në Kuvend

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 09:08

Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të shqyrtojë nesër pasdite kandidaturën e qeverisë për postin e kreut të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Për këtë post është propozuar Enkeleda Shehi, e cila e mban aktualisht këtë detyrë. Shehi ka arritur të marrë edhe mbështetjen e mazhorancës aktuale, pasi në komision vjen si propozim i Këshillit të Ministrave.  Zonja Shehi është bashkëshorte e deputetit Dashamir Shehi, deputet aktual i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike.

n.k

Grabovci për “Express”: Qeveria e Kosovës nuk do të ketë 70 zëvendës-ministra

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 07:12

Qeveria e Kosovës nuk do të ketë 70 zëvëndës-ministra, sikurse ishte njoftuar më parë. Ky fakt është konfirmuar nga nënkryetari i PDK-së Adem Grabovci, i cili i është përgjigjur shqetësimit dhe habisë së shprehur në media ditët e fundit rreth numrit të lartë të zëvëndësministrave që pritej të kishte Kosova. Ai i ka thënë gazetës “Express” se numri do të jetë më i ulët dhe se javën e ardhshme do të nisë edhe plotësimi i vendeve të zëvëndësministrave, sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës.

Dhuna në shkolla, dukuri shqetësuese në Kosovë

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 06:15

Dhuna në shkollë është kthyer në një fenomen shqetësues në Kosovë.  Hulumtimet e fundit të bëra nga organizatat joqeveritare që kanë përfshirë nxënës të shkollave të mesme të nivelit të ulët dhe të lartë në vend, kanë treguar për një trend të rritjes së dhunës fizike dhe psikologjike mes nxënësve.

A do të rikandidojë mazhoranca 80 përqind të kryebashkiakëve aktualë?

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 04:38

Dekretimi i datës së zgjedhjeve vendore i ka hapur rrugën nisjes së përgatitjes së procesit zgjedhor, por edhe diskutimeve se cilat do të jenë kandidaturat që do të garojnë për 61 njësitë vendore të krijuara nga ndarja e re administrative-territoriale.

Gazeta “Shekulli” sot ka botuar një listë me kandidaturat e mundshme të mazhorancës për zgjedhjet e 21 qershorit të 2015. Ajo që bie në sy nga lista është se rreth 80 për qind e kryebashkiakëve ekzistues (të njësive që nuk shkrihen nga reforma) do të rikandidohen nga mazhoranca PS-LSI.

Pas lajmit për dorëheqjen e presidentit Napolitano, media italiane shkon më tej dhe publikon pasuesit potencialë

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 03:57

Prej kohësh në median italiane po diskutohet mundësia e dorëheqjes së presidentit Giorgio Napolitano. Por tashmë diskutimet kanë shkuar edhe më tej, ku kanë dalë një serë emrash që vlerësohen si pretendentë për postin e kreut të shtetit. “Libero Quotidiano” përmend si pasues të Napolitanos, kreun e Senatit Pietro Grasso, Guiliano Amaton, konstitucionalisten Marta Cartabia apo juristin Sabino Cassese, ministër në qeverinë “Ciampi”.

Vehbiu gjen mirëkuptim me revistën italiane; dhe me Kadarenë. Por "njeriu që ka futur duart në përkthim" mbetet mister

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 03:19

Kemi raportuar më parë për një përkthim të trukuar në revistën italiane "Lettera internazionale" (shih linkun http://respublica.al/artikuj/2014/12/12/la-rivista-internazi...) të një sprove të Ardian Vehbiut. Vehbiu është ankuar edhe pranë redaksisë së kësaj reviste, gjë që e ka bërë këtë të fundit të bëjë një përgënjeshtrim.

“Ligji i ri, deputetët me dosje kriminale lënë menjëherë mandatin” shkruan gazeta "Panorama"

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 03:09

Hartimi i një ligji për dekriminalizimin e Parlamentit mbetet pika kryesore e marrëveshjes që po negociohet të arrihet mes maxhorancës dhe opozitës, me qëllim që kjo e fundit të ndërpresë bojkotin. Gazeta “Panorama” ka mësuar se aktualisht po diskutohet çështja e largimit nga Parlamenti të deputetëve që janë aktualisht, por edhe krijimi i garancive që kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen.

Gazetat raportojnë për ballon presidenciale për bamirësi dhe ... sytë u mbeten tek të ftuarit e tek luksi i saj

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 02:51

Është komentuar këto dy ditë një ballo që media e ka quajtur "presidenciale" e që vetë Presidenti e ka emërtuar "shqiptare" apo "bamirësie". Në fakt, bëhet fjalë për një ballo që organizohet për herë të dytë radhazi, me synimin për të rekuperuar - kështu është shprehur Presidenti në fjalën e vet - "një traditë që zë fill qysh nga vitet '930 në shtetin tonë". Në gjithë fjalën e tij, Presidenti e vuri theksin tek vlera të tilla, si besa, mikpritja, solidariteti, ndihma ndaj njerëzve në nevojë, etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme