Grabovci për “Express”: Qeveria e Kosovës nuk do të ketë 70 zëvendës-ministra

Qeveria e Kosovës nuk do të ketë 70 zëvëndës-ministra, sikurse ishte njoftuar më parë. Ky fakt është konfirmuar nga nënkryetari i PDK-së Adem Grabovci, i cili i është përgjigjur shqetësimit dhe habisë së shprehur në media ditët e fundit rreth numrit të lartë të zëvëndësministrave që pritej të kishte Kosova. Ai i ka thënë gazetës “Express” se numri do të jetë më i ulët dhe se javën e ardhshme do të nisë edhe plotësimi i vendeve të zëvëndësministrave, sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës.
Qeveria e Isa Mustafës vlerësohet si më e madhja prej pasluftës me 21 Ministri dhe 2 Zëvendës-kryeministra. Me marrëveshjen PDK-LDK parashihet të emërohen së paku edhe nga dy Zëvendësministra një nga LDK e një nga PDK. Në disa Ministri do të jenë edhe nga tre Zëvendësministra, që do të jenë nga Minoritetet. Aktualisht, Kosova nuk ka Ligj për Qeverinë dhe Kryeministri nuk kufizohet në numrin e Ministrive dhe as të vartësve të tjerë të Qeverisë.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/grabovci-javen-e-ardhshme...
n.k
Add new comment