Vehbiu gjen mirëkuptim me revistën italiane; dhe me Kadarenë. Por "njeriu që ka futur duart në përkthim" mbetet mister

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 03:19

Kemi raportuar më parë për një përkthim të trukuar në revistën italiane "Lettera internazionale" (shih linkun http://respublica.al/artikuj/2014/12/12/la-rivista-internazi...) të një sprove të Ardian Vehbiut. Vehbiu është ankuar edhe pranë redaksisë së kësaj reviste, gjë që e ka bërë këtë të fundit të bëjë një përgënjeshtrim. Por në një shkrim të këtyre ditëve te blogu i tij Peizazhe të Fjalës (shih linkun http://peizazhe.com/2014/12/19/valori-di-scarto/) ai denoncon "një dorë të panjohur të një harbuti [që ka rishkruar], në fazën redaksionale, paragrafin e fundit dhe kushedi ç’pjesë të tjera të tekstit të përkthyer në italishte" dhe, nëpërmjet disa pyetjeve që bën, lë të kuptohet se kjo hile nuk ka qenë një lapsus, dhe kaq: "Kush i futi duart në esenë time dhe e rishkroi paragrafin e përkthyer me korrektesë nga A. Doda, duke shtuar atje pohime dhe epitete diskredituese për I.K.-në, në mënyrë të tillë që ato vetëm nga një shqiptar me hesape për të larë me atë shkrimtar mund të vinin? Si ndodhi pastaj që, nga krejt revista, vetëm eseja ime përfundoi e botuar në agregatorin undo.net, në një kohë kur as vetë revistaLettera Internazionale nuk e kishte nxjerrë online? Dhe pse vallë po të klikosh tani në linkun që të çonte deri dje tek eseja ime, të del një material krejt tjetër (provojeni vetë, pasi të kërkoni në Google: undo.net, Ardian Vehbiu; ja edhe këtu, në cache)?"

Vehbiu nuk ka munguar të shprehë dhe zemërimin e vet me gazetën e këtushme 'Panorama', nga e cila ka kërkuar "t’i japë fund botimit të artikujve të njëpasnjëshëm me sulme ad hominem kundër [tij]". Në fund të shkrimit të publikuar në blogun e vet, ai lë të kuptohet se është sqaruar e mirëkuptuar me Ismail Kadarenë: "Për fat të mirë, ky incident më dha shansin të sqarohem me I.K., i cili u tregua shumë korrekt në shkëmbimet tona për këtë çështje, megjithë fërkimet që kemi pasur më parë, kryesisht të nxitura ose të sajuara nga personazhe të kategorisë së katërt."

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.