Arkiv-Lajme
REFLEKSION/Shpluhurosja e figurave kombëtare dhe rikthimi i vlerave
Një pjesë e tyre kanë mbetur në harresën e kohës, një pjesë tjetër janë kujtuar përciptazi, ndërsa të tjerë vazhdojnë të jenë të pluhurosur pasi për vite me radhë kanë qenë krejtësisht të ndaluar. Duket si një klasifikim i zakonshëm që vjen nga një propagandë inkuizicioni, por nuk është se ka ndodhur krejtësisht kështu. Për më tepër kur flitet për njerëzit e letrave. Ajo ishte e sofistikuar që një pjesë të vlerave t’i kthente në antivlera dhe e kundërta.
"Eksodi” i Vlorës, analisti A. Çipa e quan “atentat ndaj qeverisjes dhe institucionalizimit ligjor..."
Aleksandër Çipa shkruan sot në gazetën “Shqip” mbi ngjarjen e djeshme në Vlorë, ku disa qindra qytetarë u lëshuan në port për t’u larguar nga Shqipëria. E ndërkohë që sot botohej shkrimi i z.
Ndoka i bashkohet Shehit: Opozita të hyjë në Kuvend e të përfaqësojë qytetarët
Nard Ndoka, deputet i Kuvendit dhe kryetari i Partisë Demokristiane është shprehur se Partia Demokratike dhe opozita në tërësi duhet të hyjë në Kuvend që të përfaqësojë qytetarët. Ndoka ka marrë shkas nga një qytetare që i shkruan në statusin e tij Facebook, se opozita duhet të jetë pjesë e parlamentit për të mbrojtur interesat e qytetareve shqiptarë.
Politikanët në Shkup shprehen se shqiptarët e Maqedonisë janë më keq se para vitit 2001
Sipas “lajmpress” në emisionin “Rruga Drejt”, i cili transmetohet në televizionin “Alsat M”, në Maqedoni ishin të ftuar lideri i ri i RDK-së, Vesel Memedi dhe koordinatori i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Gjatë fjalës së tij Kasami theksoi se shqiptarët në Maqedoni, fatkeqësisht tashmë si në aspektin politik, edhe në atë ekonomik, kanë arritur deri aty, sa të jenë në një gjendje më të rëndë, se para vitit 2001.
Ministri turk i ekonomisë: Volumi tregtar Turqi-Shqipëri 300 milion dollarë, synojmë ta çojmë 1 miliard
Ministri turk i ekonomisë: Volumi tregtar Turqi-Shqipëri 300 milion dollarë, synojmë ta çojmë 1 miliard
Raporti i gazetës “Tribuna”: Mbledhje e parë historike e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës pa rezultate. Përgatitet mbledhja e dytë
Gazeta “Tribuna” në një artikull të sajin shkruan sot se mbledhja e ashtuquajtur historike në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e mbajtur në janar të këtij viti nuk solli asnjë rezultat në terren. Ndonëse u nënshkruan disa marrëveshje të cilësuara si ‘fort të rëndësishme’ mes dy qeverive, rezultati në praktikë ka mbetur zero. Kësisoj paralajmërimi për një mbledhje të re, po vlerësohet jo i logjikshëm, pa implementimin e marrëveshjeve të mëparshme.
Ndërmjetësimi për ngërçin politik në Tiranë. Eurodeputeti Knut Flenckeinstein optimist pas takimit me Bashën
Eurodeputeti Knut Flenckeinstein mbërriti të enjten në kryeqytetin shqiptar ku zhvilloi takime me kryeministrin dhe kreun e Kuvendit, ndërsa të premten u prit në selinë blu nga kreu i PD-së, në një përpjekje për të gjetur zgjidhje mes mazhorancës dhe opozitës. Pas tij do të vijë në Shqipëri edhe eurodeputeti Eduard Kukan, që do të jetë në Tiranë në 21-22 dhjetor. Në një deklaratë për shtyp nga eurodeputeti Kukan e Raportuesi Fleckenstein të dy ditëve më parë theksohet se vijnë në Shqipëri për një dialog politik mes mazhorancës dhe opozitës.
Sondazhi online i “Top-Channel”, 73% mendojnë se fuqia blerëse ka rënë krahasuar me një vit më parë
Një sondazh i kryer përmes një pyetjeje online nga “Top-Channel” jep një ide mbi fuqinë blerëse të shqiptarëve, krahasuar me një vit më parë. “Mendoni që fuqia blerëse ka rënë apo është rritur krahasuar me një vit më parë?”, është pyetja e bërë. Dhe deri në orën 01.17 të datës së sotme, ishin 3865 vota, nga të cilat, 73% janë të mendimit se fuqia blerëse, krahasuar me vitin 2013, ka rënë dhe 27% mendonin që është rritur. Rezultati në fjalë, ndonëse është thjesht një testim elementar, duhet thënë se vjen para vendimit për rishikimin e çmimit të energjisë.
Kriminalizimi i Parlamentit, PS-ja tund ku të mundet dosjen e Arben Ristanit. “Harron” që e votoi me konsensus si kryetar KQZ-je
Debat në studion e “Opinion”. Flitet për bojkotin e opozitës dhe për kriminalizimin e Parlamentit. Taulant Balla, deputet ndër më kryesorët e PS-së, ka hapur dosjen në mes të emisionit dhe ka lexuar një vendim gjyqi, sipas të cilit sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, është dënuar me 5 muaj heqje lirie në mesin e viteve ’90. Akuzë që nuk është pranuar nga deputeti i PD-së, Eduart Halimi. Gjithsesi, në momentin që PS-ja kërkon të kundërveprojë ndaj PD-së për çështjen e kriminalizimit të Parlamentit, me kartën “Ristani”, ka një problem shumë serioz.
Arvizu: “Berisha më kërkoi ndjesë që emëroi Visho Ajazin në krye të SHISH pa na njoftuar”. Viza 3-vjeçare për shqiptarët
Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu ka folur sot në një intervistë në “Top-Story” kua ka përcjellë komentet dhe vlerësimet e tij për situatën në Shqipëri. Arvisu ka njoftuar ndër të tjera, se që nga diga e nesërme, qytetarët shqiptarë që pajisen me vizë për në SHBA, do ta kenë atë me afat 3-vjeçar. Më tej ato mund të shkojnë në 5- vjeçare. Më herët qeveria shqiptare ka kërkuar që vizat për shqiptarët të jenë 10-vjeçare.