Kriminalizimi i Parlamentit, PS-ja tund ku të mundet dosjen e Arben Ristanit. “Harron” që e votoi me konsensus si kryetar KQZ-je

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 15:22

Debat në studion e “Opinion”. Flitet për bojkotin e opozitës dhe për kriminalizimin e Parlamentit. Taulant Balla, deputet ndër më kryesorët e PS-së, ka hapur dosjen në mes të emisionit dhe ka lexuar një vendim gjyqi, sipas të cilit sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, është dënuar me 5 muaj heqje lirie në mesin e viteve ’90. Akuzë që nuk është pranuar nga deputeti i PD-së, Eduart Halimi. Gjithsesi, në momentin që PS-ja kërkon të kundërveprojë ndaj PD-së për çështjen e kriminalizimit të Parlamentit, me kartën “Ristani”, ka një problem shumë serioz. Për opinionin, jo për PS-në kuptohet. Kjo pasi, Arben Ristani është zgjedhur kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më 2 shkurt të vitit 2009(http://www.cec.org.al/index.php?option=com_content&view=arti...) me plot 114, ose 115 vota të deputetëve shqiptarë. Pra me dëshirën dhe vullnetin edhe të socialistëve. Si vallë u kuotoka kështu morali dhe biografia e një njeriu në politikë? Balla tha se në vitin 2013, çertifikatat e penalitetit për të gjithë kandidatët për deputetë ishin të bardha. Të ketë shpëtuar vallë një gjë e tillë në vitin 2009?
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.