Raporti i gazetës “Tribuna”: Mbledhje e parë historike e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës pa rezultate. Përgatitet mbledhja e dytë

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 02:16

Gazeta “Tribuna” në një artikull të sajin shkruan sot se mbledhja e ashtuquajtur historike në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e mbajtur në janar të këtij viti nuk solli asnjë rezultat në terren. Ndonëse u nënshkruan disa marrëveshje të cilësuara si ‘fort të rëndësishme’ mes dy qeverive, rezultati në praktikë ka mbetur zero. Kësisoj paralajmërimi për një mbledhje të re, po vlerësohet jo i logjikshëm, pa implementimin e marrëveshjeve të mëparshme. Sipas “Tribunës” madje as premtimi ‘simbolik’ i të dy qeverive për ndërtimin një spitali në Luginën e Preshevës, nuk është realizuar. Pavarësisht kësaj, kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, është zotuar se Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. Ai ka thënë se po punon që në tremujorin e parë të vitit 2015 Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët.

 

L.V

 

http://gazetatribuna.com/drejt-mbledhjes-kombetare-pa-rezultate/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.