Ndoka i bashkohet Shehit: Opozita të hyjë në Kuvend e të përfaqësojë qytetarët

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 03:39

Nard Ndoka, deputet i Kuvendit dhe kryetari i Partisë Demokristiane është shprehur se Partia Demokratike dhe opozita në tërësi duhet të hyjë në Kuvend që të përfaqësojë qytetarët. Ndoka ka marrë shkas nga një qytetare që i shkruan në statusin e tij Facebook, se opozita duhet të jetë pjesë e parlamentit për të mbrojtur interesat e qytetareve shqiptarë. “Kjo është një sms e dërguar nga Teuta, që unë nuk e njoh personalisht, por që me krijon bindjen se grupi parlamentar i PD-se duhet te kthehet ne Kuvend, të gjejë gjuhën e përbashkët dhe kemi mundësine ta ndalojmë qeverinë në egërsinë e vet”, shkruan Ndoka në statusin e tij Facebook. Edhe më herët, jo vetëm Ndoka por dhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, dhe deputet të Partisë Demokratike, si Mesilda Doda, i kane bërë thirrje opozitës që të jetë pjesë e parlamenti në mbrojtje të interesave të qytetareve shqiptarë.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.