“Zhgënjen” Konçita, Martin Leka thotë se “ai/ajo nuk do të jetë në Festival”. RTSH? Vazhdojnë akoma letrat anonime

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 09:09

Para disa kohësh doli lajmi se një nga të ftuarit në Festivalin e Këngës në RTSH ishte edhe Konçita. Mirëpo sot, drejtori i RTSH-së, Martin Leka, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” thotë se Konçita nuk vjen për shkak të angazhimeve të veta. “Pikërisht Konçita, ai/ajo, nuk do të jetë në Festival. Për shkak të impenjimeve të tjera të tij/saj, nuk mundi t’i përgjigjej ftesës sonë. Por, mendoj se publiku do të kënaqet me Alexander Rybak, norvegjezin fitues të Festivalit Europian në 2009-ën, një zë dhe personalitet artistik, i cili ka fituar miliona fansa nëpër botë”, është shprehur Leka. Më tej, ai sqaron edhe punën në RTSH dhe përballjen me ndikimin politik, të cilin ka arritur ta shmangë. “Kur për herë të parë shpalla një konkurs për Drejtor Departamenti të Sportit, m’u vërsulën të gjithë kundër. Madje kundërshtimet më erdhën edhe nga ndonjë drejtues. Argumenti ishte tragjik: “Të pyesim punonjësit njëherë”?! Fiks njësoj dhe po aq e vjetër sa “Vija e masave”. Mes shumë pengesave e presioneve, pas shumë e shumë letrave me emër e anonime drejtuar institucioneve brenda e jashtë vendit (!), jo vetëm nuk u tërhoqa, por shpalla një tjetër konkurs, atë të Drejtorit të Departamentit të Filmit”, thotë Leka.
http://www.balkanweb.com/site/martin-leka-iu-kam-rezistuar-n...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.