Deutsche Welle/ BE pa kompromis me Rusinë. Merkel mbron një vijë të ashpër përballë Putinit

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 00:10

Një falimentim shtetëror i Rusisë do të kishte pasoja drastike për BE-në dhe do të shkaktonte dëme të mëdha. Megjithatë BE duket pak i impresionuar nga kriza ekonomike në Rusi. “Kancelarja Merkel i përmbahet vijës së saj të fortë- me të drejtë”. Kështu thuhet në një koment të shkruar nga Barbara Wessel dhe të botuar nga Deutsche Welle. Sipas komentueses, kancelarja gjermane megjithatë tregohet e paprekur nga zhvillimet e ditëve të fundit dhe mbron pa ndryshim një vijë të ashpër përballë Putinit. “Pas javëve të përpjekjeve për ndërmjetësim, të cilat Presidenti rus i bëri të venë dëm, tani ajo dëshiron ta masë atë vetëm me rezultate të prekshme. Në Marrëveshjen e Minskut deri tani nuk është vajtur më larg se te Pika 1, pikërisht tek armëpushimi. Por duhet bërë më tepër në mënyrë që partnerët të rikthehen në tryezën e bisedimeve. Me këtë Merkeli e bën të qartë se nuk do të ketë më paradhënie për Moskën. Sanksionet mund të hiqen vetëm pasi të jenë bërë hapa përpara, p.sh. në integritetin territorial të Ukrainës. Dhe e impresionuar pak nga lajmet horror nga Moska, kancelarja e hedh vështrimin nga pranvera e ardhshme - atëherë do të bëhet një zgjatje e sanksioneve”, shkruan Barbara Wessel. Sipas saj me këtë Merkeli tregohet e pakompromis dhe besnike ndaj parimeve. Mesazhi i saj: evropianët janë të të njëjtit mendim, që e drejta për vetëvendosje e popujve duhet të mbrohet dhe se nuk duhet të ketë kthim në politikën e sferave të influencës.

 

l.v

 

http://www.dw.de/koment-linj%C3%AB-e-ashp%C3%ABr-e-be-s%C3%AB-p%C3%ABrball%C3%AB-rusis%C3%AB/a-18142661

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.