PD e PS nisin përkthimin e rezolutës që do të thyejë bojkotin. Duhet të jetë gati për nesër

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 09:02

Prej një ore ka nisur takimi i deputetëve negociatorë të të dyja partive politike, PS e PD, me perfaqesues njohësit e anglishtes Taulant Balla, Genc Pollo dhe Oerd Bylykbashi. Detyra e tyre është të përkthejnë propozimet e eurodeputeteve në draftrezolutën qe do mundësojë praninë e opozitës në Kuvend nesër. Sipas Top Channel, nga Brukseli të dyja grupet e mëdha europarlamentare janë investuar që PD te mos ndjehet e pajustifikuar me kthimin në Kuvend, thënë ndryshe, një paketim arsyetues që mos ta bëjë të duket i kotë bojkoti gjashtëmujor. Krerët e partive popullore në BE kanë pasur telefonata me Bashën e Berishën për t’ua bërë të qartë se duan kthimin ne parlament të PD.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.