Konstandin Xhuvani kërkon gjykim të shkurtuar, pranon akuzën për katër vrasjet

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 04:16

Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës, ku do të niste gjykimi i çështjes në themel, Konstandin Xhuvani ka pranuar akuzat e Prokurorisë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak” dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Seanca ku do të vendoset për kërkesën e 25-vjeçarit është vendosur të mbahet më 15 janar.

Kostandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e katër personave në lokalin “Ante Grand” në Tiranë më 4 nëntor. Viktimat e masakrës ishin: Edison Jaho, Enea Xhaj, Arbër Demiraj dhe një shtetas italian, Giampaolo Azzolo. Pas ngjarjes, e ema deputete Luiza Xhuvani dha dorëheqjen nga mandati.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.