"OPEC": Nuk ulet prodhimi i naftës edhe nëse çmimi arrin në 20 dollarë

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 15:12

"OPEC" nuk do të reduktojë prodhimin e naftës edhe sikur çmimi të arrijë në 20 dollarë. Kjo është bërë e ditur nga ministri saudit i Naftës, Ali al-Nuaimi, duke paralajmëruar kështu goditje të mëtejshme për vende si Rusia, apo Irani, që thuhet se po pësojnë më shumë nga kjo politikë. “Nuk është në interes të prodhuesve të OPEC-ut reduktimi i prodhimit të tyre, kushdo qoftë çmimi (…). Edhe nëse çmimi i naftës regjistron rënie në 20, 40, 50 apo 60 dollarë, nuk është korrekt reduktimi i prodhimit”, deklaroi Ali al-Nuaimi në një intervistë për ”Middle East Economic Survey”. Çmimi ika pësuar këto luhatje për shkak të kësaj politike të "OPEC" që furnizon 1/3 e botës me naftë.
http://www.ata.gov.al/riad-opec-nuk-do-ta-ulim-prodhimin-edh...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.